Zvicër: Imamët shqiptarë dhe priftërinjtë zviceran, futboll për më tepër tolerancë dhe mirëkuptim

Pasditën e së enjtes, më 28.09.2017, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, në bashkëpunim me përfaqësues të Kishës Evangjeliste zvicerane kanë realizuar, për së dyti herë, një lojë futbolli në Birmenstorf të kantonit të Aargau-s.

Iniciativës së priftërinjve, edhe kësaj here, imamët shqiptarë iu përgjigjën pozitivisht, duke marrë pjesë në këtë lojë miqësore.

Përpos imamëve dhe priftërinjve, pjesëmarrës në lojë ishin edhe anëtarë të tjerë të xhamive dhe kishave, kryesisht kryetarë apo anëtarë të kryesive.

Në këtë takim ishte prezente edhe kryetarja e komunës së Birmenstorfit, njëherit edhe deputete në parlamentin zvicerran, znj. Edith Saner.

Nehat Ismaili, njëherësh kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, ishte pjesë e këtij takimi. Ai, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, i dhuroi znj. Edith Saner një CD të dukumentarit në lidhje me Islamin dhe muslimanët në Zvicër, të përgatitur nga Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër. Një CD tjetër i dhurio edhe kreut të Kishës Evangjeliste të Kantonit të Aargau-s.

Nga ana tjëtër, loja ishte e mrekullueshme, e cila u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe shumë miqësore. Loja u luajtë në dy pjesë nga 35 minuta, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 6:2 për përfaqësuesit e Unionit të imamëve shqiptarë.

Të pranishmit u ndanë me shpresën se takime dhe aktivitete të këtilla bashkëpunimi të ndërsjellë do të realizohen edhe në të ardhmen, ndërsa shpresonin që loja miqësore në futboll të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.

Përgatiti: Mehas Alija

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply