Nacionale

Zaev s’mban premtimin: Gjuha shqipe, jo në të gjitha institucionet

Gjatë fushatës elektorale në Maqedoni kryeministri Zoran Zaev ka bërë premtimin se do të zyrtarizohet gjuha shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Por siç duket kjo do të jetë e pamundur pasi Zaev ka vendosur të mos e mbajë këtë premtim.

I pyetur këtë të shtunë nga gazetarët, Zaev ka thënë se në mënyrë absolute nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet e vendit. Sipas tij, ligji për gjuhët, siç është depozituar në Kuvendin e Maqedonisë, është në pajtim me Kushtetutën dhe me të, tha ai, “vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve që deri më tani nuk kanë qenë të mundura”. Kryeministri konfirmoi se do të përcaktohet juridikisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë.

“Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar. Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve”, tha kryeministri Zoran Zaev.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë opozitare VMRO-DPMNE, ku thonë se kryeministri i vend po gënjen duke thënë se nuk ka dygjuhësi në gjithë territorin. “Zoran Zaevi e gënjen dhe e manipulon publikun në lidhje me ligjin për dygjuhësi. Në fillim thoshte se platforma e Tiranës ekziston vetëm në kryen e Gruevskit ndërsa sot e përpunuan ligjin dhe është para miratimit. Vazhdon ta gënjejë publikun se nuk dygjuhësi në gjithë territorin e Maqedonisë, kjo është një gënjeshtër”, nga VMRO-DPMNE.

Me ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk rrezikohet karakteri unitar i Republikës së Maqedonisë, thotë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi në intervistën për gazetën serbe “Politika”. Ai theksoi se mbajtja e seancave në gjuhën shqipe nuk do të ulet rëndësia e gjuhës maqedonase apo e gjuhëve të tjera që fliten në Maqedoni, dhe aq më pak karakteri unitar i vendit.

“Çështja për rregullimi e përdorimit të gjuhës është konfirmuar qartë në amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Edhe përkundër asaj që dispozita është e qartë, megjithatë në situata të caktuara ekziston tendencë që ajo të interpretohet në varësi të interesave të palëve të caktuara. Që të mënjanohet kjo mundësi për interpretim të njëanshëm, lind nevoja e përkufizimit të saktë të kësaj çështje”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar i Maqedonisë.

Para pesë ditëve Euro-komisari Han gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi si ligji për gjuhët nuk është rekomandim për reformat. Hahn tha se për autoritetet prioritet duhet të jenë sferat të cilat janë të rëndësishme për të marrë raport pozitiv nga BE-ja.

(tv21)