Yildirim: Vendet islame duhet ti lënë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se shoqëritë islame me qëllim të rimarrjes së vendeve të tyre të shkëlqyera në historinë e qytetërimeve, janë të detyruara për ti lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe tensionimet e pakuptimta mes tyre.

Në fjalimin e tij të bërë gjatë edicionit të 8-të të Mbledhjes Vjetore të Unionit Aman që organizohet në Stamboll, Kryeministri Jëlldërëm tha se vendet islame janë të detyruara për të prodhuar më shumë vlera dhe informacione për mirëqenien e njerëzimit.

“Sot, kur frika nga islami, dhuna dhe armiqësia kundër islamit dhe vendet që prodhojnë urrejtje, kanë shënuar rritje në vendet e zhvilluara perëndimore, ndjehet nevoja për dhembshurinë, mëshirën, drejtësinë e myslimanëve po aq sa edhe për ushqim”, deklaroi shefi i qeverisë turke.

Kryeministri gjithashtu theksoi se Turqia është e gatshme të kontribuoj në paqen rajonale dhe globale.

Duke e bërë të ditur se terrori është një e keqe globale, Jëlldërëm tha: “Për këtë arsye standardi i dyfishtë ndaj terrorit dhe terroristëve është dobësia dhe gabimi më i madh në luftën kundër terrorit. Në qoftë se terrori vjen nga një vend tjetër jashtë botës islame bota perëndimore nuk po e quan si të tillë. Megjithatë në botë mbretëron një sëmundje për të ndërlidhur çdo lloj terrori me islamin. Feja islame është fe e paqes, është fe e vëllazërisë dhe është një fe universale e cila ndalon vrasjen dhe urdhëron mbajtjen në jetë”.

Kryeministri Jëlldërëm fjalimin e tij e vijoi duke bërë të ditur se “Shqiptimi i islamit krah për krah me terrorin është ofendimi më i madh që mund ti bëhet islamit dhe myslimanëve. Prandaj ne u themi të gjitha vendeve në zhvillim, vendeve të zhvilluara që ‘ti lënë mënjanë këto standarde të dyfishta dhe të ulemi dhe të luftojmë në mënyrë të sinqertë kundër terrorit dhe të mos mjaftohemi vetëm me kaq, por të zbresim deri në rrënjët e terrorit”./trt/

Artikuj të ngjashëm: