Etikë

‘Xhamitë pa mure’

558views

Njeriu bashkëkohorë jeton një jetë të cilën mund ta përshkruajmë si shpërthim indiference. Po shihet një numër shumë i madh i atyre të cilët janë indiferentë ndaj fesë. Ka shumë prej atyre që nuk interesohen për fenë aspak.

Kështu, edhe muslimanët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar kësaj indiference. Mund të shohim shumë muslimanë shqiptarë që janë indiferentë nda islamit. Ka një emër të bukur musliman, ka xhematin dhe xhaminë e tij, mirëpo, shumë rrallë apo gati asnjëherë nuk i viziton.

Gjithashtu kemi një numër të madh të atyre që vizitojnë xhamitë, por më shumë për raste sociale, tradite apo arsye tjetër dhe shumë pak për komunikim me Allahun e Madhërishëm.

Një nga arsyet e kësaj gjendje të muslimanëve mund ta kërkojmë në periudhën kur filloi promovimi i idesë së marksizmit (materializmit) si mënyrë e jetës për njeriun.

Termin marksizëm e përdorim kur dëshirojmë të tregojmë procesin historik të humbjes së ndikimit të fesë.
Ky qëndrim ndaj fesë e ka dërguar njeriun modern në një krizë intelektuale dhe humbjen e vlerave universale si moralja, fisnikëria, e bukura, e vlefshmja dhe kështu me radhë.

Ajo çka fillon ta kënaq njeriun e thjeshtë është feja, në planin botërorë një vend të veçantë zë Islami me gjitha bukuritë e veta.

Megjithatë, ku të mësojmë sot për fenë dhe si të vijmë më lehtë deri të informatat?

Gjendemi në një kohë të zhvillimit teknologjik, ku rrjedhja e informatave është aq e shpejt sa që mendja nuk na e merr. Sot është shumë lehtë të vijmë deri tek informatat që na interesojnë, për disa sekonda mund të vijmë deri tek ajo që na intereson.

Kështu, kemi një numër të madh informatash dhe interpretime të ndryshme kur është në pyetje vet feja. Ka filluar të ndryshohet mësimi i fesë në mënyrë tradicionale ku fëmijët shkonin në mektebe, xhaminë e tyre ku imami ua mësonte bazat e fesë.

Sot me një klik mund të gjejmë atë që na intereson. Pikërisht, këtu qëndron problemi, sepse feja është zhvendosur në portale dhe web faqe. Andaj, sot kemi një numër të madh të ‘xhamive pa mure’.

Mund të themi se interneti dhe rrjetet sociale janë mediumi më efikas sot. Kryesisht për shkak të qasjes së lehtë. Në këtë rrjet botëror janë prezent të gjitha religjionet, të gjitha lëvizjet fetare, bashkësi të ndryshme të mbledhura rreth ideologjive të ndryshme. Kjo është shumë më e thjeshtë se ndërtimi i meshxideve, mektebeve dhe xhamive. Sot kemi një numër të madh të të ashtuquajturve dijetare, imam dhe daij. Sot formimi i një lëvizje religjioze është shumë i lehtë dhe i lirë. Problemi qëndron në atë se nuk ka asnjë cezurë dhe kështu çdo individ që një ka një mendim apo qëndrim e publikon, e hap një portal dhe tërheq grupe të caktuara të njerëzve.

Ajo çka ne mund të bëjmë në lidhje me këtë çështje është t’i kushtojmë vëmendje se kush është themelues i kësaj ‘feje kibernetike’, cilat janë mësimet dhe qëllimi i final i atij.

Këto xhami digjitale, ti quajmë të tilla, janë të çmuara për fëmijët dhe rininë tonë, sepse jetojnë në një kohë të tillë. Edhe pse jeta virtuale dobëson raportet shoqërore dhe ndërnjerëzore. Momentalisht një qasje e tillë ndaj fesë është një dukuri shumë e përhapur në botën tonë.

Për të penguar përhapjen e mëtejshme të kësaj dukurie duhet t’i kthehemi xhamive dhe imamëve tonë. Nga ta të kërkojmë këshilla se cilat portale fetare të lexojmë dhe t’i ndjekim për ta ruajtur identitetin kulturorë dhe fetarë. Të kërkojmë portale të dobishme ku do të marrim përmbajtjet që na interesojnë dhe të cilat nuk do të na çojnë në rrugë të gabuar.

Semir Fileković /imam.ba/

Përktheu: A. D Breziiri