Xhami

Xhamia Tin Mal: e mbijetuara e vetme e një kalifati perandorak në Marok

345views

Në një fshat të vogël, thellë në malet e larta të Atlasit, shtrihen mbetjet e fortesës mesjetare Almohad që dikur ishte kryeqyteti i një perandorie të madhe që zgjatej prej Malit deri në Tunizi dhe Spanjë.

Qyteti Tin Mal u ngrit nga Ibn Tumart, themelues dhe mahdi (lider shpirtëror) i kalifatit Almohad, rreth vitit 1124, dhe ishte qendra kulturore dhe fetare e perandorisë derisa qyteti u shkatërrua nga dinastia rivale Merinid në vitet 1270. Gjithçka që mbeti, përveç disa fragmente muresh, ishte xhamia monumentale e ndërtuar në vitin 1156 në nder në Ibn Tumart, sipas doktrinës zyrtare të Almohadit.

Xhamia mbeti e braktisur për shumë vjet, por u rikonstruktua në vitet 1990.  Ajo qëndron madhështore mbi një kodër që shtrihet mbi fshatin bujqësor e blegtoral siç është shndërruar në ditët e sotme Tin Mali që thirret edhe me emrin Tinmel. Xhamia ndodhet mes maleve Atlas në Marok. Përkundër pjesës më të madhe të xhamive Almohad që lejojnë besimtarët jo-muslimanë, në këtë xhami ata nuk lejohen brenda, edhe pse mund të telefonosh rojen për të hapur derën. Xhamia është shpallur monument kulture nga agjencia e trashëgimisë kulturore e UNESCO-s, në vitin 1995.

Pjesa e brendshme është e ruajtur shumë mirë, me një mihrab të punuar bukur (pjesa në mur që drejtohet nga Meka e që tregon drejtimin e faljes) dhe me kolona të harkuara. Xhamia është unike pasi i ka minaretë sipër mihrabit në vend që të jenë në një kullë të veçantë, duke i dhënë një dukje si kështjellë nga jashtë.

Për të vizituar xhaminë e Tin Malit, duhen mjaft përgatitje. Rruga që të çon atje është një prej atyre në Marok, ku duhet të mbash frymën, pasi xhamia ndodhet në lartësinë e Tizi n’Test në malet Atlas.

Tin Mal është vetëm 100 kilometra nga Marakeshi, por nuk mund të duket më ndryshe se ky qytet. Xhamia ndodhet menjëherë pas shenjës që tregon praninë e fshatit dhe për të hyrë atje, duhet të marrësh lejen e rojes zyrtare. Kolona prej tullash dhe guri ngrihen për të krijuar harqet e bukura dhe pjesa e mbetur të jep një grimë përshtypjeje sesa e mrekullueshme duhet të dukej ajo në kohët e lavdisë. Nuk ka pagesë për të vizituar xhaminë, por donacionet janë të mirëpritura.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/