Xhamia e Pejgamberit (vështrim i shkurtër historik)

Në vitin 622 pas e.s. Pejgamberi Muhammed s.a.v.s emigroi në Medine dhe e ndërtoi një xhami afër shtëpisë së tij. Xhamia ishte një ndërtesë me ambient të hapur me një platformë për lexim Kur’ani. Që atëherë, xhamia ka qenë e njohur si “Xhamia e Pejgamberit”.

Xhamia së pari u ndërtua me trungje palme dhe mure prej balte. Në atë kohë, ajo kishte tri porta: një në jug në drejtim të Kibles, Babu’rr-Rrahmeh (Porta e mëshirës) në perëndim, si dhe Babu Xhibril (Porta e Xhibrilit) në lindje.

Kur u ndërtua xhamia, Kibleja ishte në drejtim të Jeruzalemit, Kibleja e parë për muslimanët. Më vonë, në vitin 621, drejtimi i Kibles ndryshoi në drejtim të Mekës.

Nëpër kohë, Xhamia e Pejgamberit ka dëshmuar disa zgjërime me qëllim që të akomodohen muslimanët në rritje e sipër, të cilët zakonisht shkojnë për ta vizituar varrin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe ta bëjnë umren dhe haxhin. Vlenë të përmendet ajo se zgjerimi i parë i Xhamisë së Pejgamberit s.a.v.s. ka ndodhur në vitin 629 pas e.s.

Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. xhamia pati një rol shumë të gjërë, ngaqë ajo ishte si një qendër e komunitetit të qytetit të Medinës. Ajo konsiderohej edhe si shkollë fetare dhe gjykatë.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply