Xhamia e kristaltë në Malajzi

Në parkun e Trashëgimisë Kulturore Islame, e vendosur në ishullin Wan Man në Malajzi, gjendet njëra nga xhamitë më të veçanta në botë.

Është e veçantë, sepse është ndërtuar prej çeliku, xhami dhe kristali, andaj është quajtur edhe xhamia e kristaltë.

Ndërtimi i saj ka zgjatur dy vite dhe është hapur në vitin 2008. Aty mund të falen afër 1500 xhematë. Brenda parkut ku është ndërtuar kjo xhami janë ndërtuar kopje të shumë xhamive të njohura në botë si xhamia e Pejgamberit a.s. në Medine, Kupola e Shkëmbit në Jerusalem, xhamia e Alhambrës etj.

Parku me gjitha kopjet paraqet lloje të ndryshme të arkitekturës islame në një vend. Për këtë shkak turistët që vizitojnë Maljazinë, ishulli Wan Man është destinacion i pashmangshëm i turistëve.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply