Mendime

Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë (Naimi)

630views

Elez Ismaili

Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë (Naimi)

Me rastin e festës sonë mbarëkombëtare, 7 marsit-ditës së mësuesit, me urimet më të përzemërta të gjithë mësuesve në mbarë trojet shqiptare dhe më gjërë, desha të paraqes me pak fjalë, një retrospektivë të shkurtër të rugëtimit të arsimit shqip që nga koha e shpërndarjes së dhjetra e dhjetra mësuesve nëpër viset e Kosovës dhe Maqedonisë vetëm e vetëm për të mbjellë arsimin e mirëfilltë në gjuhën amnore. Ishte kjo nisiativa e profesor Eqrem Çabejt që u realizua kur Ernest Koliqi u bë ministër i arsimit. Te ne me pietet përmenden emrat e Qemal Haxhihasanit, Ahmet Perjes, Kamber Xherisë, Mufit Synoimerit, Mahmut Dumanit e shumë të tjerëve.

Në kohën e shkollimit tim fillor, pak mësues i kishim të vendit. Kryesisht ishin mësues të regjur nga Dibra, Struga e Prespa. Sikur pinjuelët e parë të arsimit shqip ndër ne edhe këta mësues arsimin e kishin ideal të shenjtë kombëtar e fetar.

Për profesorët që kemi pasur në medresenë “Alauddin” në Prishtinë, do të paraqes përgjigjen që i kam dhënë profesor Pajazit Nushit, me rastin e një promovimi në medresenë “Alauddin”,në pyetjen se çfarë profesorësh kemi pasur në atë kohë (fundi i viteve ’60 dhe fillimi i të ’70-ve, i thashë:” profesorët që i kishim ne nuk i kishte as ballkani, por nxënësit që i nxjerrim ne janë më të shkathët se ne”. Nuk mbeti shteg për debat.

Koha e studimeve të mia lidhet me vitet e shtatëdhjeta, që për shqiptarët vështirë se mund të kthehet, sepse në popull u mboll një bindje e fortë se të rinjtë patjetër duhet shkolluar pa sikur edhe bari le të bëhen.
Kjo paraqitje imja, për mua, do të ishte e thatë po të mos u shprehnin mirënjohjet më të thella të gjithë atyre që i përmenda pak më lartë, dhe se ata do të mbeten fanar ndriçues në zemrat tona.

Ata që na mësuen harfet e para dhe ata që shënuen notat e para në ditarët e jetës sonë, Allahu xh.sh. ua bëftë lule xhenneti në botën e amshueshme edhe për faktin se këta zotrinj kanë njohur Zot dhe se për manifestime të këtilla nuk kanë ngritur dolli.

Urime për dritë e dije, për mbarësi në jetë!