Vendet me vlerë në Mekë ku pranohen duatë (lutjet)

Haxhi është njëri nga pesë adhurimet e detyruara islame, ndërsa obligueshmëria e tij për atë që i plotëson kushtet e nevojshme është vërtetuar përmes Kur’anit dhe sunnetit. Allahu i Lartësuar në Kur’anin fisnik thotë: “Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabesë) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.” (Ali Imran, 97).

Haxhi, po ashtu, është një rast i mirë për të bërë lutje, mbase edhe lutja është njëra nga veprat më të mira që njeriu mund t’i bëjë gjatë kohës së haxhit. Allahu xh.sh., ndër të tjerash, për lutjen dhe duanë, thotë kështu: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. (El-Bekare, 186).

Sipas juristëve musliamnë, janë disa vende të posaçme në Mekë ku lutjet dhe duatë e bëra janë të pranueshme, e ato janë:

-Përgjithësisht, lutjet gjatë kryerjes së Haxhit janë të pranueshme;

-Gjatë hyrjes në haremin e Mekes;

-Në Mekë, gjatë shikimit të Qabesë;

-Gjatë hyrjes në haremin e Qabesë;

-Pranë Qabesë;

-Në Metaf (hapësira e tavafit);

-Pranë gurit të zi (Haxheri-esved);

-Pranë Rukni Jemenij (këndi i Jemenit);

-Pranë Rukni Irakij (këndi i Irakut);

-Pranë Rukni Esh-Shamij (këndi i Shamit);

-Pranë Multezemit (hapësirë ndërmjet gurit të zi dhe derës së Qabesë;

-Në hapësirën poshtë Mizabit (strehës së Qabesë);

-Brenda Hatimit (gjysmë harku afër Qabesë);

-Gjatë pirjes së ujit të Zemzemit;

-Pas Mekamit të Ibrahimit;

-Në Safa dhe Merva,

-Në hapësirën e Mes’asë (vendi përgjatë Safasë dhe Mervasë;

-Në Mina, veçanërisht në xhaminë Hajf;

-Në Arafat, veçanërisht në luginën dhe xhaminë Nemira dhe në kodrën e Mëshirës (Xhebelu-r-rahmeh);

-Në Muzdelife, veçanrisht në kodrën Kuzeh (Mesh’ari-l-haram);

-Te Xhemeratet në Mina (te shtylla e vogël, e mesme dhe e madhja);

-Në luginën Ebtah që gjendet ndërmjet Minasë dhe Mekes;

Këto ishin disa nga vendet e ndershme, ku duatë, lutjet dhe kërkesat e haxhinjve pranohen. Duatë mund të bëhen me fjalët e vetë haxhinjve, por më të mira janë duatë e Muhammedit a.s., të përcjella besnikërisht në librat e hadithit dhe të fikhut.

Në shqip përgatiti:
Mehas Alija

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply