Xhami

Vazhdon “standardi i dyfishtë” ndaj Çarshi xhamisë së Prilepit

298views

Çarshi xhamia e Prilepit të Maqedonisë, e cila pësoi nga konflikti ndëretnik që ndodhi në vitin 2001, është para zhdukjes totale nga dita në ditë për shkak të mungesës së përkujdesjes.

Objekti osman në Prilep, qytet ky në pjesën qendrore të vendit, i cili i përket periudhës së Fatih Sulltan Mehmetit, në mes të qytetit pret ditën kur do të rihapet për adhurim.

Në muajin gusht të vitit 2001, maqedonas nga Prilepi u ngritën në këmbë dhe dogjën Çarshi xhaminë në Prilep si kundërpërgjigje ndaj sulmit mbi autokolonën ushtarake që po shkonte në Tetovë në autostradën Shkup-Tetovë, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë ushtarë nga Prilepi dhe rrethina.

Edhe pse kanë kaluar vite të tëra, ende nuk është bërë hapi konkret për riparimin e xhamisë, teksa mbetet enigmë se kur xhamisë do t’i kthehet pamja e dikurshme madhështore. Derisa më parë thuhej se nuk ka vullnet politik për riparimin e xhamisë, tashmë ajo injorohet plotësisht.

Shumë herë xhamia është përballur me rrezikun e zhdukjes së tërësishme ndërsa tani është e shkatërruar. Muret e xhamisë së filmuar nga Anadolu Agency (AA) qëndrojnë pjesërisht në këmbë. Xhamia me minaren e thyer, mbetet pre e shumë sjelljeve të pahijshme për shkak të mungesës së interesimit dhe mosruajtjes së saj. Brenda xhamisë shëtiten pijanecë, narkomanë dhe kafshë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka tri marrëveshje me Ministrinë e Kulturës për riparimin e xhamisë, edhe atë në vitin 2006, 2010 dhe 2012 ndërsa autoritetet e larta turke janë njoftuar në lidhje me këtë çështje.

Theksohet se në qytet jetojnë rreth 20 mijë muslimanë, ndërsa edhe esnafët e çarshisë janë pro ndërtimit të xhamisë. Me ndërtimin e xhamisë do të kthehet edhe karakteri i qytetit kurse mosmarrja e hapave në këtë drejtim has në reagimin e qytetarëve.

Nga ana tjetër, në Maqedoni si pasojë e përleshjeve në vitin 2001, janë shkatërruar një numër i madh i xhamive dhe kishave.

Muslimanët nuk kanë penguar në asnjë mënyrë kishën Shën Nikolla ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 1995 dhe ka përfunduar në vitin 2016 dhe këmbanën ndërtimi i së cilës është duke përfunduar, në Shkup-Veri që është e populluar me shumë banorë muslimanë.

Vlen gjithashtu të përmendet se vendet e shkatërruara të adhurimit të muslimanëve në vendet ku shumica janë të krishterë qoftë në përleshjet e vitit 2001 si në shembullin e Çarshi Xhamisë së Prilepit qoftë më parë, tërheq vëmendjen mosrestaurimi i tyre dhe vendosja e pengesave dhe vështirësive të ndryshme ndaj tyre.

Gjithashtu xhamia e Ali Pashës në Ohër ishte cak i protestave të maqedonasve në vend me pretendim se minareja e xhamisë në projektin e restaurimit është më e gjatë se ajo në origjinalen, me ç’rast ishin ndaluar punimet e restaurimit.

Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Robert Alagjozovski, në takimin e tij me drejtorët e institucioneve të kulturës në Ohër në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ka theksuar se do të ndalohet restaurimi i xhamisë pesë shekullore pas reagimit të shoqatave në Ohër në lidhje me mënyrën e restaurimit të xhamisë. Procesi lidhur me këtë çështje, me kërkesën e grupit të punës së themeluar nga Ministria e Kulturës, iu prezantua UNESCO-s.

Restaurimi i xhamisë Ali Pasha financohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë.