Globus

Vazhdon masakra në Gutën Lindore

459views

Të paktën 15 civilë kanë humbur jetën në sulmet ajrore të regjimit të Bashar Al Asadit në Siri, kundrejt Gutës Lindore të cilën e mban nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimeve të gazetarëve të AA-së në rajon, nga sulmet në vendbanimet civile në Duma kanë humbur jetën 8 civilë, në Shifoni 3, Ayn Terma 2, Sakba 1, Zemelka 1 civil.

Sulmet të dhunshme në rajon vazhdojnë, ndërsa ka shqetësime për rritjen e numrit të vdekurve.

Sipas informacioneve të marrë nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardhë) në Gutën Lindore, numri i të vdekurve në 4 ditët e fundit nga sulmet e dhunshme të regjimit ka arritur shifrën 334.

Regjimi i Asadit në 4 ditët e fundit shënjestroi 22 qendra shëndetësore, një xhami dhe një jetimore.

Në Gutën Lindore, e cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astana u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri.

Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë për të patur qasje në barna.