Varësia jonë nga telefonat e zgjuar (smartfonët)

Shuma e pabesueshme prej 370 miliardë dollarë, e cila qarkullon në treg brenda vitit për telefonat e zgjuar, flet gjithçka. Sado qoftë që njerëzit ta injorojnë këtë realitet, pa dyshim se tregu i telefonave të zgjuar është me kosto më efektive në industrinë e IT – edhe pse çmimet e pajisjeve rriten pa arsye, njerëzit vazhdojnë të konkurrojnë për modelet më të reja.

A jemi të varur nga telefonat e zgjuar globalisht apo si individë? Hulumtimet më të reja të ‘Counterpoint’ me seli në Azi japin përgjigje për këtë çështje.

Sondazhi zbulon se deri në 26% e përdoruesve të smartfonëve pranojnë se mesatarisht i përdorin më shumë se 7 orë në ditë. Ndoshta kjo nuk ju duket shumë, por nëse përpiqeni të ndani aktivitetet tuaja gjatë gjithë ditës, 7 orë është e tepruar.

Hulumtimi gjithashtu zbulon se 29% e përdoruesve smartfonët i përdorin mesatarisht për 3 deri 5 orë, 21% i përdorin ato për 5-7 orë, 20% përdorin ato për 1-3 orë, dhe vetëm 4% i përdorin ato më pak se 1 orë në ditë.

Nuk është çudi që smartfoni është mjeti më i përdorur i komunikimit, ndërsa 64% e përdoruesve thonë se pajisja e tyre është më e përdorura për surfim në internet, 64% të përdoruesve thonë që smartfonët janë të preferuar për lojëra, 56% flasin shpesh në telefon, ndërsa 54% më së shumti i përdorin për të shkruar mesazhe.

Diçka më pak se 2 vjet, përkitazi 21 muaj, është “mesatarja e jetëgjatësisë” së të zgjuar, para se të vendosim të blejmë një smartfon të ri, për të cilin më shumë se gjysma e përdoruesve janë të gatshëm të ndajnë më shumë se 400 dollarë.

 

Burimi: Zimo

(breziiri)

Artikuj të ngjashëm: