Globus

Ushqimi i domosdoshëm i iftareve në Indonezi, supë prej bananesh

362views

Muslimanët e Indonezisë në muajin e Ramazanit fillojnë iftarin me supë prej bananesh, shkruan Anadolu Agency (AA).

Muslimanët e Indonezisë iftaret e tyre nisin me supën prej bananesh, e cila në gjuhën lokale quhet “kolak pisang” dhe përgatitet nëpër shtëpi e restorante ndërsa shitet në tezga të vendosura përpara xhamive.

Tezgat e tilla të cilat vendosen përpara xhamive pak kohë para iftarit dhe shesin supë prej bananesh zgjojnë interes të madh.

Edhe restorantet gjatë muajit të Ramazanit në fillim shërbejnë me supë bananesh falas.

Besohet se nisja e iftarit me supë prej bananesh, në vend të ushqimeve të rënda, është e dobishme për sheqerin në gjak.

Supa prej bananesh, i cili është ushqim i domosdoshëm i tryezave për iftar tek muslimanët indonezianë, përgatitet nga sheqeri i palmës, qumështi i kokosit, fleta e gjethes pandan dhe me banane.

Supa e bananes, ku shtohen edhe lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve, gjen blerës për afër 50 cent në tezga.

Ibu Atika i cili në tezgën e tij shet supë bananesh tha se “Në përgatitje të supës, sipas dëshirës në bananen e pjekur në avull përveç kripës dhe vanilës mund të shtohet edhe sheqeri i zi dhe patatja e ëmbël. Supa prej bananesh e cila është unike për muajin e Ramazanit, në periudhat tjera nuk ka shumë shitës, por gjatë këtij muaji mund të gjendet pothuajse gjithkund”.

Muslimanët e Indonezisë pas përfundimit të agjërimit iftarin e nisin me ushqime të lehta dhe preferojnë që ushqimet tjera t’i vazhdojnë pas namazit të akshamit dhe të teravisë.