Nacionale

URIME FESTA E FLAMURIT

Redaksia e portalit, Breziiri.com, iu uron të gjithë lexuesve dhe lexueseve të tij Ditën kombëtare të Flamurit.

Brezi i ri duhet të mësojë për heroizmin e çiltër të të parëve tanë. Brezi i ri, duhet të di se të parët tanë, që punuan, sakrifikuan dhe u vranë për vlerat tona, nuk ishin rrugaçë, pijanecë, hajdutë dhe mercenarë, porse u sakrifikuan sepse ishin trima dhe burra të mëdhenj.

Ne urojmë që në këtë përvjetor, kombi ynë ta ketë kuptuar aspiratën e vërtetë të të parëve tanë dhe se e ardhmja duhet t’i shërbej pikërisht këtij përkushtimi.

Ruajtja e amanetit ndaj Allahut dhe lëvizja për t’u afruar sa më pranë njëri-tjetrit, do të na bëjë një shoqëri të dobishme, jo vetëm brenda nesh, por edhe në rrafsh më të gjërë ndërkombëtar.

E lusim Allahun e Plotfuqishëm që vitet në vijim të jenë të bardha, për ne si shqiptarë, për muslimanët mbarë dhe për tërë njerëzimin.

Portali Breziiri.com