Universiteti saudian largon nga puna profesorët, të afërt me Vëllezërit Muslimanë

Administrata Universitare “Imam Muhammed Ibën Saud” në Rijad, ku studiohen Shkencat Islame, ka vendosur t’i ndërpres kontratat me stafin mësimdhënës, qofshin ata saudianë apo të huaj, për të cilët konsiderohet se janë “nën ndikimin e idesë së organizatës së Vëllezërve Muslimanë”.

I autorizuari i Universitetit, Seid el-Alem, tha që rektori Sulejman ibën Abdullah Eba Hajl, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i këshillit më të lartë fetar në Arabinë Saudite, Këshilli i lartë i ulemave ka rekomanduar që të mos ju vazhdohen kontratat as saudianëve dhe as të huajve që janë nën ndikimin e Vëllezërve Muslimanë, apo “ndonjë organizate tjetër terroriste dhe ekstreme”.

El-Alem tha që “organizata terroriste e Vëllezërve Muslimanë ka treguar qëllime të këqija kundrejt Ummetit islam dhe popujve muslimanë.”

Ky vendim përfshinë edhe ata që “simpatizojnë ndonjë nga këto lëvizje terroriste” ose ata “që ju mbështeten predikuesve që janë në kundërshtim me drejtimin e mesëm selefistë të profetit.”

Eba Hajl që më herët njihet sipas deklaratave të tij kontradiktore. Ai në vitin 2014, ashpër sulmoi kryetarin turk Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se “Turqia është armiku më i madh i akides dhe menhexhit saudian” dhe se “Turqia është një nga shtetet evropiane më e larguar nga feja e Allahut.”

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply