Islamisitikë

Unë të dua babi!

359views

Ndërsa babai e lustronte makinën e tij të re, djali i tij shtatëvjeçarë erdhi dhe filloi me një gur të shkarravit anën e makinës.

Në zemërimin e tij, ai filloi ta rrihte djalin e tij pa kushtuar vëmendje se kishte çelësat në dorë deri sa e godiste djalin. Ato goditje kishin si pasojë që djalit të tij t’ia amputojnë gishtat në spital. Djali e pyeti të atin: “Babi! Kur do të më rriten gishtat?!”

Babai u prek shumë dhe me dhembje në shpirt filloi ta godas automjetin për veprën e bërë. Pasi që u ul pranë makinës, shikoi shkarravinat dhe lexoi që djali të ketë shkruar: “Unë të dua babi!

*****
Një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:

‘Më këshillo.’ I Dërguari tha: ‘Mos u zemëro!’ Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: ‘Mos u zemëro!’” [Hadith]

Dije që, atë që vepron gjatë çastit të zemërimit, nuk mund ta kompensosh edhe sikur tërë jetën të pendohesh!

Përshtati: Lutfi Muaremi
[BreziiRi]