Ujgurët, muslimanët që shpesh i harrojmë

Kush janë Ujgurët? Çka është prapavija historike e separatizmit ujgur? Përse ata kundërshtojnë qeverinë kineze? Pse Xinjiang është aq i rëndësishëm për Kinën?

Edhe pse Xinjiang zyrtarisht është regjion gjysmë autonom brenda Kinës, kujdesi ndaj trazirave që ndodhën tregon se Pekini mban kontrollin e fuqishëm mbi regjionin dhe popullatën etnike autonome të saj, Ujgurët.

Kush janë Ujgurët?

Në aspektin kulturor dhe etnik, ujgurët i takojnë popullatës turke kurse nga ana fetare janë muslimanë, dhe jetojnë në krahinën perëndimore kineze Xinjiang. Konsiderohet se në Xinjiang ka rreth 8 milion Ujgur nga numri i përgjithshëm i popullatës, që numëron 20 milion nga territori i përgjithshëm.

Bashkësia Ujgure tradicionalisht është bazuar në bujqësi dhe tregti. Shekuj me radhë qytetet tregtare ujgure në kufi me Afganistanin dhe Pakistanin, kanë qenë stacione të rëndësishme të mëndafshit mes Kinës dhe Evropës

Çka është prapavija historike e separatizmit ujgur?

Edhe Xinjiang ka një histori të gjatë të qeverisjes kineze. Ujgurët tradicionalisht kanë pasur lidhje kulturore dhe fetare me shtetet e Azisë qendrore. Me fillimin e shekullit 20 një kohë të shkurtër Ujgurët shpallën pavarësinë e Xinjiangut të sotshëm me emrin Turkestani Lindor. Por i gjithë regjioni hyri nën kontrollin e Pekinit pas ardhjes në pushtet të komunistëve në vitin 1949.

Gjatë viteve të fundit, grupe të Ujgurëve shumë herë organizuan kampanjë separatiste „të një intensiteti të vogël“ me sulme sporadike kundër forcave kineze dhe simboleve të qeverisë. Por pas 11 shtatorit në SHBA, Kina me të madhe Ujgurët i paraqet si terrorist, duke thënë se janë të lidhur me Al-Kaidën , edhe pse ka ofruar shumë pak argumente për ti vërtetuar këto thënie.

Organizatat për të drejta të njeriut flasin për qindra Ujgur të paditur që zyrtarët kinez i kanë arrestuar pasi i akuzojnë se janë të lidhur me terroristët.

Pse Ujgurët kundërshtojnë pushtetin kinez?

Shumë ujgurë i ofendon ajo që e konsiderojnë si mbytja kineze e kulturës dhe identitetit ujgur, si dhe politika e favorizimit të popullit Kinez, si popull dominues në Kinë. Xhamiave u ndalohet thirrja e ezanit, por jo vetëm kjo, partia komuniste kontrollon caktimin e imamëve. Gjithashtu, muslimanëve u ndalohet që të organizojnë shkuarjen në haxh në mënyrë të pavarur, dhe që shkuarjen e kontrollon pushteti.

Ujgurët thonë se nxitja e Kinezëve nga ana e Pekinit është e drejtuar drejtë shfarosjes së kulturës ujgure, dhe margjinalizimit ekonomik të tyre. Por nuk janë të gjithë ujgurët kundër pushtetit kinez, ka edhe prej atyre të cilët kanë pozicione në pushtet dhe në partinë komuniste, siç është kryesuesi i Xinjiangit, Nur Baikeli.

Pse Xinjiang është i rëndësishëm për Kinën?

Xinjiang një krahinë e thatë dhe malore, mbulon gjithë Kinën perëndimore dhe kap 1/6 e sipërfaqes së përgjithshme të tokës, apo ka një hapësirë tre herë më të madhe se Franca. Edhe pse rrallë i populluar posedon rezerva të naftës dhe pasuri xeherore, dhe është krahinë lidere në Kinë për prodhimin e gazit natyral. Përveç kësaj ka edhe një „artikull“ rezervë shumë të rëndësishëm, hapësirën.

Në vitet 1960 dhe 1970 Xinjiang është përdorur si vend ku janë kryer shumë teste nukleare, si pjesë e programit kinez për armatim nuklear. Nga gjithë kjo Xinjiang është vend strategjik sepse kufizohet me Rusinë, Mongolinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Afganistanin, Pakistanin, dhe Indinë.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply