Aktualitete

UBISHZ uron me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

204views

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, njofton besimtarët myslimanë se dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit është ditën e mërkurë, 16.05.2018, ndërsa namazi i parë i taravisë falet në mbrëmjen e së martës, 15.05.2018.

“UBISHZ me këtë rast ju uron të gjithë besimtarëve myslimanë që jetojnë në Zvicër ardhjen e muajit të Ramazanit, duke e lutur All-llahun xh.sh. që netët dhe ditët e tij të jenë plotë gjallëri, mirësi, harmoni, tolerancë dhe dashuri të ndërsjellë. Zoti ynë na e mundësoftë të gjithëve që të kemi agjërim të lehtë e të pranueshëm, shtim të ibadetit, sevape dhe begati të pafundme, si dhe magfireti, mëshira dhe ndihma e Allahut Fuqiplotë qoftë gjithmonë mbi ne, pra gjatë këtij muaji të Ramazanit, si edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, por edhe përgjithmonë. Amin”!, thuhet në urimin e UBISHZ me kryetar Mehas Alija.