Globus

Turqia ndërmerr nisma të reja për Jerusalemin

1.31Kviews

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të ndërmarrin nisma të reja për të anuluar vendimin e 6 dhjetorit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Fillimisht do të punojmë për anulimin e vendimit të padrejtë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nëse këtu do të përballemi me veto, atëherë do ti drejtohemi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”,- tha Presidenti Erdoan në fjalë që mbajti në tubimin “Jerusalemi është kauza jonë”, organizuar në qytetin Konya me pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh.

”Për Jerusalemin do të ndërmarrin një nismë edhe pranë Kombeve të Bashkuara (OKB). Çështjen do ta ngremë në OKB me kërkesë anulimin e këtij vendimi”,- theksoi Erdoan.

Erdogan: Asnjë vend në botë nuk është mbi ligjin ndërkombëtar

Nga njëra anë të pretendosh të marrësh nën patronazh demokracinë, dhe nga ana tjetër të përplasësh këmbët sa herë që t’ju dojë qejfi në emër të ligjit, demokracisë dhe drejtësisë. Ky maskarallëk nuk mund të pranohet kurrë”, nënvizoi Erdoan.

Myslimanët nuk do t’u nënshtrohen në asnjë mënyrë këtij standardi të dyfishtë, kësaj padrejtësie e këtij rrëmbimi që i bëhet drejtësisë. Ne si Turqi jemi të vendosur deri në fund për të bërë atë çfarë na takon në lidhje me këtë çështje”,- shto ai.

“Ne si vende islame po krijojmë fonde të reja për të marrë në mbrojtje familjet palestineze”,- u shpreh Erdoan dhe e vijoi kështu fjalimin e tij: “Aktualisht shtetin e Palestinës e njohin 137 vende të botës. Shpresoj që ky numër të rritet edhe më shumë me përpjekjet tona”.

Qytetarët që morën pjesë në tubim reaguan ndaj vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, i cili në 6 dhjetor njoftoi se Jerusalemin e njohin si kryeqytet të Izraelit dhe ambasadën amerikane në Tel-Aviv do ta transferojnë në Jerusalem./trt/