Globus

Turqia dhuron 3.000 Kur’ane për muslimanët në Spanjë

399views

Një grup i lidhur me trupin më të lartë fetar të Turqisë ka dhuruar 3.000 kopje të Kur’anit të shenjtë për muslimanët në jug të Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin, Fondacioni Diyanet i Turqisë (FDT), i lidhur me Drejtorinë për Çështje Fetare, apo Diyanet, thuhet se përkthimet spanjolle të Kur’anit, përfshirë edhe tekstin origjinal arabisht janë shpërndarë për muslimanët në Granada, Sevilla në Andaluzia, në jug të Spanjës si pjesë e fushatës, “Le të jetë dhurata ime Kur’ani”.

Në fushatën e nisur së bashku nga FDT dhe Drejtorinë e Çështjeve Fetare për të plotësuar nevojën e shumë muslimanëve në mbarë botën për Kur’anin, më shumë se një milion kopje të shkrimeve të shenjta janë shpërndarë në të gjithë botën, përfshirë vendet në Amerikën Latine, Azi dhe Paqësor, thuhet në njoftim.

Mecit Balci, i cili është në grupin e bordeve dhe Abdurrahman Cetin, zëvendësdrejtori i saj i përgjithshëm, mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së Kur’anit që u ngrit për të plotësuar nevojën e muslimanëve andaluzianë, thuhet më tej.

Fondacioni Diyanet ka organizuar dhe promovuar projekte për përkthimin e Kur’anit në gjuhë të ndryshme dhe deri më sot ka bërë 17 përkthime të ndryshme.