Globus

Turqi, trajnim mediatik për gazetarët muslimanë të Arakanit

439views

Në bashkëpunim të Ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe Platformës së Arakanit të formuar për të sjellë së bashku akademikë të ndryshëm nga bota dhe Turqia në Radio Televizionin e Turqisë (TRT) ka nisur programi për trajnimin e 14 gazetarëve muslimanë të Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se janë mbledhur në një drekë gazetarët pjesëmarrës në programin i cili synon të përgatisë individë të arsimuar të cilët do ta njoftojnë botën me përndjekjet me të cilat janë përballur muslimanët e Arakanit për vite me radhë, të cilët edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB) llogariten si pakica etnike që janë përballur me persekutimin më të madh në botë.

Kryetari i Platformës së Arakanit, Prof. Dr. Yusuf Balcı, tha se pas bisedimeve të zhvilluara me Këshillin Evropian – Rohingya kanë formuar platformën e cila bazohet plotësisht në vullnetarizëm.

“Zhvillimi i nevojave bazë siç është arsimi, shëndetësia dhe burimet njerëzore është e rëndësishme për muslimanët e Arakanit. Është gjithashtu i rëndësishëm uniteti i muslimanëve të Arakanit. Shpresoj se aktivitetet arsimore të jenë të frytshme”, tha Balcı duke bërë të ditur se persekutimi ndaj muslimanëve të Arakanit ka vazhduar me vite.

Ndërsa Dr. Wakar Uddin, kryetari i Unionit Rohingya të Arakanit (ARU) në fjalën e tij tha se “Në të gjtihë botën ndodhen rreth 2 milionë muslimanë të Arakanit dhe është shumë e vështirë që t’i mbledhësh në një vend. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit nuk do të marrin vetëm infomimin mediatik të TRT-së. Në të njëjtën kohë do të marrin edhe informimin se si do të mblidhen në një vend muslimanët e Arakanit në botë”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se të gjithë muslimanët e Arakanit luftojnë për një kauzë të përbashkët kundër qeverisë së Mianmarit, Uddin tha se “Që të gjithë ne luftojmë për të njëjtën gjë, atëherë përse të jemi të bashkuar?”.

Ndër të tjera pjesëmarrësit kanë shprehur falënderimet për TRT-në dhe qeverinë e Turqisë që i ka ofruar një mundësi të tillë si dhe janë falënderuar për lajmet e bëra nga AA-ja në lidhje me muslimanët e Arakanit.

Trajnimi mediatik për gazetarët muslimanë të Arakanit të cilët janë aktivë në Mianmar, Bangladesh, Pakistan, Arabinë Saudite, Gjermani dhe SHBA do të zgjasë dy javë.