Globus

Turqi, nga kontrabandistët konfiskohet Teurati i vjetër 7 shekuj

Në qarkun Seydikemer, të provincës turke Mugla, është konfiskuar një kopje e Teuratit të punuar prej ari dhe e shkruar në lëkurë dreri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e xhandarmërisë erdhën në kontakt me kontrabandistët të cilët përpiqeshin të shesin Teuratin, për të cilin besohet të jetë shtatë shekuj i vjetër.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë me të dyshuarit ranë dakord për një çmim prej 7.5 milionë lira (rreth 1.64 milionë euro) dhe organizuan një takim në bregdet.

Në operacion u arrestuan Sadettin U., Selahattin U., Zahit C. dhe Ilker A. dhe u konfiskua kopja e librit të shenjtë të Teuratit.

Sadettin U. u arrestua më pas për kontrabandë, ndërsa të tjerët u liruan me masën e ndalesës.

Libri është dorëzuar në Muzeun Fethiye për përpunim të mëtejshëm.