Globus

Tunizia dërgon myezinët në shkollën e muzikës

582views

Myezinët në Tunizi do të fillojnë trajnim muzikor në Institutin Er-Rashidia, shoqatë artistike e kulturore e specializuar për muzikë, në përpjekje për të përmirësuar stilin në thirrje të ezanit.

“Tunizia ka një trashëgimi të rëndësishme të thirrësve dhe lexuesve, sikur Ali al-Burak, Muhammed el-Burak, Usman al-Andari dhe Muhamed Mashfar. Gjeneratat e kaluara janë rritur duke dëgjuar zërat e tyre”, thotë Ahmad Azum, Ministër i Çështjeve Fetare të Tunizisë.

Ministria planifikon të trajnojë një brez të ri në përputhje me trashëgiminë e tyre.

“Ky nuk është një lloj fanatizmi i shkollës tuniziane, por një lloj trajnimi i tunizianëve për të mësuar ezanin dhe Kuranin me zërin e thirrësve tunizian”, thotë ministri, duke shtuar se Tunizia është e hapura për të gjitha stilet e këndimit.

Esh-Shadi Shuro, drejtor i Kolegjit Teologjik në Universitetin ez-Zejtun, thotë se qëllimi i kësaj iniciative është që “të përcaktohet identiteti i vendit” me shqiptimin e duhur të fjalëve, por duke pasuar stilin tunizian nga profesorët e fonetikës dhe muzikës”, duke mohuar se ky është një trend i ri.

Ai shtoi se Ministria e Çështjeve Fetare kërkon të përmirësojë performancën e disa myezinëve ndaj të cilëve ka ankesa të qytetarëve për zërin e tyre të dobët.

Ai shtoi se ministria është duke u përpjekur të sigurojnë që myezinët të kenë një zë të aftë dhe të bukur, dhe t’ju ofrojnë njerëzve kënaqësi gjatë thirrjes për namaz.

Në fazën e parë, në projekt do të përfshihen “Xhamitë e Mëdha” të Tunizisë, para se të filloj të zbatohet në të gjitha xhamitë e vendit, gjë që është hap i parë drejt unifikimit të ezanit.

Er-Rashidia është Shkolla më e vjetër e muzikës arabe, e themeluar në vitin 1930 me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë muzikore të Tunizisë gjatë kolonializmit francez. /islamgjakova/