Tunizi: Nga sot femrat muslimane mund të martohen me jomuslimanë

Femrat muslimane të Tunizisë tani e tutje do të mund të martohen edhe me jomuslimanë, kështu është vendosur dje, pas shfuqizimit të ndalesës, ka njoftuar sot presidenca tuniziane.

“I përgëzojmë gratë e Tunizisë për mbrojtjen e të drejtës dhe lirisë për të zgjedhur bashkëshortin”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, zëdhënëseja e presidencës, Saida Garah.

Fillimisht, për shfuqizimin e ndalimit të lidhjes së kurorës me një jomusliman, para një muaji e pati propozuar presidenti, Muhammed Bexhi Kaid Es-Sebsi, ndërsa ndalesa kishte hyrë në fuqi nga viti 1973.

Sipas së drejtës islame, një jomusliman nuk ka të drejtë të martojë një muslimanë, përderisa nuk e pranon ai islamin. Në Tunizi, nëse një jomusliman dëshironte të martonte një femër muslimane, ai fillimisht duhej të pranonte islamin dhe, si dëshmi, të sillte edhe një vërtetim, me të cilin dëshmohej pranimi i tij i islamit.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply