Tregimi për jetën e lexuesit të famshëm të Kuranit, Halil El-Husari

Halili ishte një njeri që merej me përpunimin e hasrës dhe gjithmonë kur shihte ndonjë mesxhid apo xhami pa hasër, ai shpejtonte që atë vend ta mbulojë me të, sepse në atë kohë vendin për faljen e namazit e mbulonin me hasër.

Një natë kishte pa një ëndërr të çuditshme.  Në ëndërr kishte pa se si nga shpina e tij kishte dal një peme rushi në të cilin vareshin kalavesh të mbushur me rush, ndërsa njerëzit vinin në grupe të hanë nga ai rush, megjithatë rushi nuk harxhohej. Pasi të njëjtën ëndërr e pa disa herë, shkoi tek shejhu t’ia komentojë. Pasi që Halili i tregoi endrrën, shejhu e pyeti: “A ke pasardhës o Halil? Kam një djal dy vjeçar, quhet Mahmud, tha ai. Shejhu i tha: “Dërgoje në Az’har të mësojë shkencat islame, sepse ai do të bëhet njeri i njohur.” Dhe kështu ndodhi. Babai e dërgoi në Az’har, ndërsa Mahmudi e mësoi Kuranin përmendsh në moshën 8 vjeçare.

Ka qenë lexuesi i parë i Kur’anit që ka inçizuar lexim melodik të Kur’anit sipas rivajetit të Hafsit dhe nuk dëshiroi të marr asnjë kompensim për këtë, ndërsa All-llahu e bëri të dashur për njerëzit.

1961 – Ishte i pari që inçizoi leximin e Kur’anit sipas rivajetit të Hafsit.

1964 – I pari ka inçizuar leximin e Kur’anit sipas Vershit.

1968 – I pari ka inçizuar Kur’anin sipas rivajetit të Kalunit.

1969 – I pari ka inçizuar Kur’anin me mënyrën e mësimdhënies dhe drejtëleximit të Kuranit.

Është i pari që ka lexuar Kur’an në OKB.

I pari që ka lexuar Kuran në Shtëpinë e Bardhë dhe në sallën e Kongresit Amerikan, si dhe në pallatin mbretërorë në Londër.

Në Ahiret kaloi me 24 nëntor të vitit 1980, pas namazit të jacisë.

Udhëtimi i tij me Kur’anin zgjati gati 55 vjet.

Ne akoma hamë rushin e ëmbël dhe të shijshëm nga druri që e la, ndërsa rushi nuk mbaron.

Allahu nuk lejon të harxhohet shpërblimi i bamirësit. Ai ishte lexuesi melodik i Kuranit Mahmud Halil Husari. Babai i tij Halili mbulonte xhamitë me hasër, andaj u quajtë El-Husari, ndërsa Allahu bëri që zëri i djalit të tij të zgjerohet në të gjithë botën. Allahu i mëshiroftë të dy bamirësit.

Përktheu: Arsim Dauti

 

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply