Islamisitikë

Tre gjëra janë baza e çdo mëkati

401views

Ibn Kajjim El-Xhevzi ka thënë: “Tre gjëra janë baza e çdo mëkati:

Mendjemadhësia – Mendjemadhësia largoi nga mëshira e Zotit shejtanin dhe bëri të meritoj dënimin e përjetshëm në zjarrin e xhehenemit.

Lakmia– Lakmia e nxori Ademin a.s. nga xheneti.

Zilia – zilia bëri që djali i Ademi të vras vëllaun e tij.

Ai që ruhet nga e këqja e këtyre cilësive, ai është ruajtur nga çdo mëkatë. Sepse mosbesimi (kufri) është pasojë e mendjemadhësisë, mëkatet janë pasojë e lakmisë, ndërsa padrejtësia dhe dhuna janë pasojë e zilisë.

(Breziiri)