Tifozët e Gallatasaray-t me hadith të Muhamedit a.s. kundër racizmit

UltrAslan, tifozët e zjarrtë të ekipit turk Galatasaray, të cilët bëjnë pjesë në mesin e tifozerive më të mëdha, gjatë takimit të ekipit të tyre me Sivasspor treguan se janë edhe kundër racizmit. Në atë ndeshje ata në një flamur gjigant shpalosën një pjesë të hadithit të Muhamedit a.s.

“I bardhi nuk ka përparësi ndaj të ziut, e as i ziu ndaj të bardhit”, kishin shkruar tifozët e Gallatës.

Hadithi i Muhamedit a.s. që e transmeton Ibn Maxhe është: ” “Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit. Nuk ka përparësi i ziu ndaj te bardhit, e as i bardhi ndaj te ziut, përveçse në devotshmëri dhe në vepra të mira”.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply