Globus

Thirrje për grusht shtet në Saudi

1.69Kviews

Princi saudian thërret xhaxhallarët e vet që ta përmbysin nga froni mbretin Selman dhe marrin kontrollin e shtetit.

Princi Halid Ferhan u bëri thirrje princit Ahmed Ibën Abdulaziz dhe princit Mukrin Ibën Abdulaziz, duke theksuar se dëmi që ka shkaktuar drejtimi i padrejtë dhe e çmendur i udhëheqësisë së Selmanit, ka shkuar shumë larg.

Në intervistën e dhënë për Middle East Eye, princi Halid, i cili që nga viti 2013 posedon azil politik në Gjermani th ase, nëse bashkohen princat Ahmed dhe Mukrin, atëherë 99% nga të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, shërbimet e sigurimit dhe ushtria do të radhiteshin me ata.

Pinci Halid gjendet larg në linjën e mundësisë për pasardhës, por Rijadi është i ndjeshëm ndaj të gjithë anëtarëve me të drejtë trashëgimit dhe mundohet t’i mbajë nën ombrellën e vete. Princi theksoi se ka pakënaqësi në familje.

“Në familjen mbretërore janë shumë të zemëruar”, këto informata i kam nga xhaxhallarët Ahmedi dhe Mukrin, që janë djem të Abdulazizit dhe të cilët janë mirë të arsimuar, të njohur dhe të aftë t’i ndërrojnë punët në të mirë. Mund të them që të gjithë ne jemi me ata dhe i përkrahim.”

Misteri rreth të shtënave brenda pallatit

U njoftuam për grusht shtet por misteri akoma vazhdon rreth të shtënave të cilat u dëgjuan në Prill në pallatin mbretëror në Rijad. Shpjegimi zyrtar tregoi se forcat e sigurisë rrëzuan një “dron”.

Por, një bloger anonim saudian, thekson se në pallat është kryer sulm ku janë të vrarë dy sulmues dhe gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Muhammed Ibën Selmani që atëherë nuk është vërejtur në publik që ka shkaktuar mediat ruse të spekulojnë se është vrarë. Ditëve të fundit, zyra e Ibën Selmanit shpallën një fotografi të udhëheqësve regjional që t’u kundërvihen thashethemeve.

Veç tjerash, princi Halid tërheq vërejtjen se, “po qe se Ibën Selmani mbetet në qeverisje do të ketë trazira. Por dëshiroj t’u them Evropianëve se Arabia Saudite i ngjason një vullkani i cili do të shpërthej. Nëse shpërthen do të ketë pasoja jo vetëm brenda Arabisë Saudite por do të ndikojë edhe te ju.”

Arabia është një përzierje e ndezshme e gjeneratave të ndryshme, fiseve, rajoneve dhe vehabizmit. Nëse grushti i shtetit fillon jashtë familjes mbretërore, atëherë Mbretëria me mësimet e saj të ashpra vehabiste, mund të bëhet qendër e terrorizmit ndërkombëtar, tha ai.

Princi theksoi ekzistencën e qelive të fjetura terroriste dhe se ideologjia vehabiste është një ideologji radikale. Gjithashtu shtoi se Evropianët dhe Amerikanët i frikësohen kësaj.

“Nëse Arabia Saudite bie në një gjendje kaosi, do të shkaktojë një kaos global, dhe (Arabia Saudite) do të jetë një burim i terrorizmit në mbarë botën, sepse do të mbështesë terrorizmin ndërkombëtar”.

Motivet e Ibën Selmanit

Muhamed Ibën Selmani e ka forcuar shumë pozitën e tij në qeverisje, edhe pse ai një kohë të gjatë ishte një pjesëtar i thjeshtë i familjes me ‘probleme psikologjik’. Probleme psikologjike ka pasur edhe në shkollë, pa mos detajuar çfarë qenë. Por ajo gjendje mund të vërehet nga sjellja e tij tani. Nuk them që ka qenë i dhunshëm, por ndërsa ishte i ri, në familje nuk posedonte statut të mirë, por të tjerët ishin më të aftë, më mirë të pozicionuar, më të arsimuar etj., ashtu që sot ai iu hakmerret atyre.

Saudia fitoi 100-300 miliardë dollarë me arrestimin e tyre në hotelin Ritz-Carlton në Rijad, dhe pas lirimit, ish të burgosurit nuk janë të lirë, por kanë të vendosura në këmbë pajisje për përcjellje, telefonat u përgjohen, nuk iu lejohet udhëtimi jashtë shtetit. Ata thjeshtë jetojnë në një gjendje degraduese, potencoi princi.

Në kushte normale, pohon princi, do të lëvdoja disa reforma të tij, duke përfshirë të drejtën e ngasjes së automjeteve nga femrat dhe kufizimin e ndikimit të qeverisjes fetare. Por qëllimi është diçka tjetër, duke injoruar se problemi i vërtetë i Saudisë qëndron në sistemin politik, në të cilin mbreti ka qeverisje absolute në emërtimin e gjykatësve, anëtarëve të Këshillit të Shurasë dhe vet qeverisë.

Princi gjithashtu thekson se me ndërrimi e personalitetit mbretëror gjithmonë ndërrohet përbërja e shtetit. “ku është plani strategjik i shtetit? Ne duhet të kemi qëllim të qartë. Ndërsa roli i mbretit duhet të jetë në rregullimin e planit taktik i cili do të na ndihmojë në këta strategji.

“Saudia mund të jetë shteti më i madhe në Lindjen e mesme me më tepër se 30 milionë banorë, mund të jetë anëtare e G20, të jetë eksportuesi më i madhe i naftës në botë, mund të jetë shteti me rezervat më të nmadhe të naftës në botë, duhet ët ketë të drejtë për vetosnë IMF… por vetë shteti nuk është asgjë më shumë se mishërimi i mbretit në pushtet”, pohon Halidi.

Princi potencon se është i zemëruar me princin Selmanm i cili si emir i Rijadit drejtonte çështjet familjare. Ai pohon që mbreti Selman është simbol i racizmit, duke detyruar babin e princit të shkurorëzohet nga gruaja egjiptase, ndërsa motrën e Halidit të shkurorëzohet nga një kuvajtian.

Edhe pse Mbretëria ishte diktaturë edhe para se të vjen Selmani në fron, por deri atëherë pozitat e qeverisjes ndaheshin ndërsa sot janë të tëra në duart e një personi.

Po në lidhje me deklaratën e fundit nga Ibën Selman, se vetëm vdekja mund ta pengojë atë që të qeverisë për 50 vjet?
“Nëpërmjet ju do të doja ta pyesja, a ka nënshkruar kontratë me Allahun që do ta lejojë atë të jetojë 50 vjet, si mund ai të garantojë?”, shtoi princi Halid.

Autor: David Hearst,
Kryeredaktor i Middle East Eye

[Breziiri]