Thënia “Allahu kabull” pas namazit, a është e ndaluar?

Pyetja:

A ka bazë lutja pas namazit për njëri tjetrin “Allahu kabull”(Zoti ta pranoftë), apo është “Bidat” (risi në fe)?

Përgigjja:

Fillimisht trajta që përdoret pas namazit “Allahu kabull” është lutje që bën besimtari për vëllain e tij për t’ia pranuar Allahu namazin. Lutja e myslimanit për vëllain e tij mysliman është e ligjësuar në jurispodencën Islame, bazuar në lutjen që e bëri i Dërguari i Allahut për shërbëtorin e tij, Enes ibn Malikun, që t’ia zgjasë Allahu jetën, t’ia shtoj trashigimtarët dhe t’ia begatojë pasurinë.

Allahu ia pranoi lutjen Pejgamberit a.s. dhe Enesi jetoi afër njëqind vjet, iu rrit familja dhe pasuria.

Thënë shkrutimisht, duaja e myslimanit për myslimanin ka bazë, duke u bazuar në transmetimin e larpërmendur dhe në shumë transmetime të tjera të sakta. Pra, të lutet myslimani për myslimanin që t’ia pranojë Allahu çdo vepër ibadet,  qoftë namaz, sadaka, pajtim mes njerëzve etj. etj., e që synon kënaqësinë e Allahut, është e ligjësuar dhe e lejuar.

_____________
Përkthim nga libri: “Fetawa ve ahkam” nga prof.dr. Taha Rejan, ish ligjërues në fakultetin e sheriatit islam në Universitetin e Az-harit në lëndën e Fikhul mukaren.

Përktheu: Ibrahim Beqiri

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply