Tetë pyetje të zakonshme për të cilat përgjigjet Kur’ani

Pikëllimi me vete sjell një sërë pyetjesh… pafundësisht ‘pse?’ … Këtu janë disa çështje rreth të cilave përgjigjet Kurani.

1. Ne gjithmonë pyesim: Pse sprovohem?

Kur’ani përgjigjet: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” (el-Ankebut, 2-3)

2. Ne gjithmonë pyesim: Pse nuk fitoj asnjëherë atë që dëshiroj?

Kur’ani përgjigjet: “…Mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (el-Bekare, 216)

3. Ne gjithmonë pyesim: Pse jam nën gjithë këtë ngarkesë?

Kur’ani përgjigjet: “Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro!” (el-Bekare, 286) “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (el-Inshirah, 5-6)

4. Ne gjithmonë pyesim: Pse e humbi shpresën?

Kur’ani përgjigjet: “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë .” (Ali-Imran, 139)

5. Ne gjithmonë pyesim: Si mund të ballafaqohem me të?

Kur’ani përgjigjet: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Ali-Imran, 200); “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit.” (el-Bekare, 45)

6. Ne gjithmonë pyesim: Çfarë fitoj nga kjo?

Kur’ani përgjigjet: “Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit…” (et-Teube, 111)

7. Ne gjithmonë pyesim: Për kë do të varem?

Kur’ani përgjigjet: Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh! (et-Teube, 129)

8. Ne gjithmonë pyesim: Por, nuk mund të duroj më!

Kur’ani përgjigjet: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (ez Zumer, 53)

Autor: Jasmin Muxhahid
Përktheu: Lutfi Muaremi

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply