Tetë çiklistët arrijnë në Medinë pasi një rrugëtimi të nisur nga Londra

Tetë besimtarë muslimanë nga Britania e Madhe kanë arritur në Medinë të Arabisë Saudite, pasi përshkuan më shumë se 2000 milje (3217 km) në më pak se 6 javë përgjatë Francës, Gjermanisë, Zvicrës, Lihtenshtejnit, Italisë, Greqisë dhe Egjiptit.

Pjesët e fundit të udhëtimit të tyre ishin të vështira, veçanërisht gjatë kalimit nëpër shkretëtirat e Egjiptit dhe Arabisë Saudite nëpër temperatura përcëlluese. Por pamja e xhamisë së Profetit i bëri ata që të harronin të gjitha dhimbjet dhe peripecitë, duke sjellë lotë gëzimi për këta çiklistë.

Ata u mbushën me emocione kur turma u mblodh rreth tyre për t’i përshëndetur ata. Çiklistët u pritën në Arabinë Saudite nga grupet lokale të çiklizmit, të cilët i ndihmuan ata që të kapërcejnë pengesat në të cilat kishin hasur.

Çiklistët tani do të shkojnë në Mekë për të kryer Haxhin.

Qëllimi i këtij rrugëtimi të tyre është që të mbledhin fonde për organizatën bamirëse Human Aid.

Objektivi është i lartë: 1 milion funta ndihmë mjekësore për sirianët e përfshirë nga lufta. Paratë e dhuruara do të përdoren për të blerë pajisjet e nevojshme për shërbimet emergjente në Siri.

Udhëheqësi i Udhëtimit të Haxhit, Abdul Vahab i cili u konvertua në Islam një dekadë më parë, doli me idenë e udhëtimit bamirës.

“Njerëzit thonë se ju duhet të ndryshoni tërësisht kur të bëheni muslimanë. Kam pasur shumë kohë për të menduar se si mund ta bashkoj jetën time të mëparme me atë të tashme, si musliman. Mendova se e dua çiklizmin dhe dua të shkoj në Haxh, prandaj pse të mos i kthehemi mënyrës së vjetër të udhëtimit?”, tha Wahid.

Kështu që ai e përpiloi planin se si të shkonte në Mekë, dhe e kuptoi se kjo ishte e mundur. /tesheshi.com/

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply