Kuran

Tefsir i sures El-Keuther

569views

سورة الكوثر – بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ ﴿١﴾ فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ ﴿٢﴾ إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ ﴿٣﴾

(1) Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira,

(2) Andaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!

(3) E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.

SHKURTIMISHT PËR KËTË SURE

Surja el-Kether është surja e 108-të në renditjen e sureve të Kuranit. Përpara saj është surja el-Maunë, kurse pas saj surja el-Kafirun.

Ajo përbëhet nga 3 ajete, 10 fjalë dhe 42 harfe (shkronja). (Shih: Tefsiri Hazin).

Kjo është surja më e shkurtër e Kur’anit, duke marrë parasysh numrin e fjalëve dhe harfeve. Në Kur’an ekzistojnë surja el-Asr dhe en-Nasr gjithashtu me nga tri ajete, por ato përmbajnë më shumë harfe. (Ibn Ashur, Et-Tahrir vet-tenvir).

Sipas renditjes së shpalljes, surja el-Kevther është surja e pesëmbëdhjetë (15) dhe është shpallur pas sures el-Adijat, dhe para sures et-Tekathur.

Mirëpo, ky është mendimi vetëm i atyre që thonë se kjo sure është Mekase.

/el-asr.com/ Përshtati: Miftar Ajdini