Globus

Të paktën 41 dëshmorë gjatë protestave në Gaza

231views

Ushtarët izraelitë kanë martirizuar 41 palestinezë dhe kanë plagosur me plumba të vërtetë 448 të tjerë në protestat që po zhvillohen në kufirin e Gazës kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza, në protestat në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, janë martirizuar 41 palestinezë si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë.

Palestinezët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, ku sot protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds, ndërsa përgatiten për “marshin milionësh” që do të zhvillohet nesër për të protestuar 70 vjetorin e Nakbas.

– Izraeli u përpoq që t’ia vë zjarrin tendave

Ndërkohë ushtria izraelite ka bërë përpjekje për t’i vënë zjarr tendave me anë të mjeteve ajrore pa pilot, ndërsa grupet palestineze kanë intervenuar kundër zjarrit.

Palestinezët gjithashtu i kanë djegur gomat e automjeteve me substancat djegëse të hedhura nga mjetet ajrore pa pilot të forcave izraelite.

– Grevë e përgjithshme në Gaza

Nga ana tjetër në kuadër të grevës së përgjithshme të shpallur në të gjitha qytetet e Gazës, është ndërprerë puna në të gjitha institucionet publike dhe private për shkak të marshit milionësh.

Grupet palestineze më parë kishin bërë thirrje që të protestohet kundër SHBA-ve dhe Izraelit.