Aktualitete

Të gjitha mospajtimet duhet të marrin fund sot nëse e kuptojmë fenë tonë

565views

Dr. Jusuf el-Kardavi:

Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, në Facebook dhe Twitter, thotë:

Të gjitha betejat anësore, kontestet e pjesshme dhe konfliktet e brendshme, duhet të marrin fund sot, nëse ne e kuptojmë fenë tonë, nëse i kuptojmë interesat e botës sonë dhe nëse jemi si një ndërtesë e fortifikuar që pjesët e saj e përforcojnë njëra tjetrën. Sepse, sado që të kemi pika të mosmarrëveshjeve, ne shumë më tepër se ato, kemi pika të pajtimit.

Pastaj, ai në një tjetër ‘cicërimë’ thotë:

– Të parët e këtij umeti nuk imitonin, por shkencëtarët e tyre studionin dhe mbanin kontakte të drejtpërdrejta me Kuranin dhe Sunetin, ndërsa masat e gjëra e pyetnin cilindo nga shkencëtarët pa u kufizuar vetëm në njërin prej tyre. Ata njëherë e pyetnin Zejdin, herën tjetër Amrin, ndërsa herën e tretë Bekrin e kështu me radhë, ashtu siç binin dakord.

– Publiku në raport me shkencëtarin duhet të ndjehet si një baba me më të vegjlit, si vëlla me më të mëdhenjtë, si shokë me të gjithë, dhe jo si ‘polic’ i cili kërkon t’i kapë në flagrancë, as si ‘prokuror’, që kërkon për ta dënimin maksimal.

– Muslimani nuk jeton vetëm me brengat e tij, por ai i bartë edhe brengat e shoqërisë përreth tij, e drejton atë që është shtrembëruar, e riparon atë që është prishur, e sjell në vend atë që është zhvendosur, derisa shoqëria të drejtohet sipas urdhrit të Allahut.

Burimi: al-qaradavi.net

Perktheu: Miftar Ajdini