Tarik Ramadani në Shqipëri: Aktet e dhunshme dëmtojnë Islamin dhe muslimanët

Në një intervistë të dhënë për televizionin Klan, profesori dhe dijetari bashkëkohor musliman, Tarik Ramadan, është përgjigjur për disa dilema dhe çështje që kanë të bëjnë me muslimanët, islamin, si dhe aktet e dhunshme dhe terroriste që bëhen në emër të fesë islame.

Ai thotë se muslimanët duhet të ndryshojmë mënyrën e të kuptuarit të shoqërisë, prioritetet, barazinë mes burrave dhe grave, etj.

Në pyetjen e gazetares Joniada Koçi, se sa përgjegjëse është feja islame për këto krime, duke qenë se ata që shkrepin armën e bëjnë ketë në emër të Allahut apo jo?, profesori Tarik Ramadan përgjigjet: „Mendoj se ne nuk mund të themi se këta nuk kanë të bëjnë me islamin dhe muslimanët e tjerë, pasi këta njerëz paraqiten si muslimanë. Në të njëjtën kohë ata po citojnë vargje nga Kur’ani, duke thënë se ky është islami. Ajo që duhet të bëjmë ne këtë rast është të kundërpërgjigjemi, duke thënë se mënyra se si ata po i citojnë vargjet e Kur’anit dhe sesi po i referohen islamit është totalisht e mbrapshtë. Kështu që pjesa më e madhe e muslimanëve po thonë se DAESH, ISIL apo Boko Haram janë duke bërë diçka kundër parimeve të islamit. Si muslimanë ne duhet të kundërpërgjigjemi duke thënë se ato që po thonë nuk qëndrojnë. Dhe së dyti, ata janë vërtet muslimanëve, por po veprojnë kundër parimeve të islamit. Kështu që duhet t’u themi, ne nuk do t’ju përjashtojmë nga islami, por pjesa më e madhe e muslimanëve po u thotë atyre se jeni duke bërë gjëra që janë kundër islamit. Pra, nuk duhet të themi se kjo nuk ka të bëjë me islamin, por që e gjitha kjo bëhet kundër parimeve të islamit nga muslimanë që nuk po sillen siç duhet të sillen muslimanët.“

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu: Klan plus.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply