Besim

Taftazani – dijetari i cili afroi edhe më shumë qëndrimet esh’arite – maturidite

Autor: Muammar İskenderoğlu

Et-Taftazani, Sa‘du-d-Din (722/793 – 1322/1390)

Sa‘du-d-Din Mes‘ud b. Umer b. ‘Abdullah  është i lindur në Taftazan një fshat në Horosan, ndërsa ka vdekur në Samerkand.  Ishte një nga teologët më të njohur të shkollës sunite  esh’arite. Nuk ka shumë të dhëna për familjen dhe jetën e hershme të tij. Si duket ka qenë nxënës i Abdullah b. Sadullah El- Kazvini. Gjithashtu ka mësuar dhe studiuar veprat e dijetarëve të njohur siç është Kutbu Din Er-Razi. Taftazani ka filluar të shkruaj veprat e para të tij në moshën 16 vjeçare. Që nga viti 742 në periudha të ndryshme jetonte në Havarizm, Herat, Xhem, Gulistan dhe Serahs. Shkonte edhe në pallatet mbretërore duke ua kushtuar veprat e tij. Në vitin 784 e pranoi ftesën e Timurit dhe shkoi në Samerkand, dhe pas një vizite të Serahsit u kthye në Samerkand dhe aty qëndroi deri kur ndërroi jetë. Aty u njoftua me Sejjid Sherif Xhurxhanin, një nga personalitete e rëndësishëm të kohës së tij dhe me të ka pasur debate të gjalla.

Taftazani ka shkruar numër të madh të veprave që u bënë pastaj tekste standarde  në medrese deri në kohët moderne.  Taftazani ka shkruar në lëmi të ndryshme, ndërsa i njohur u bë me veprat e tij teologjike sidomos me Sherhul Akaid, koment të veprës së Nexhmudin En-Nesefiut  mbi çështjet e besimit të cilin e përfundoi në Havarizm në vitin 768 h.

Edhe pse në komentin e tij Taftazani përdor metodën e ngjashme me atë të shumë komentuesve muslimanë, është fakt se si dijetarë i shkollës esh’arite komenton pikëpamjet akaidologjike të shkollës maturidite dhe kjo e bën interesante veprën e tij. Kjo i jep lexuesit të shoh se si një teolog i vonshëm suni paraqet dallimet mes këtyre dy shkollave sunite të islamit. në përgjithësi Taftazani përpiqet të zbus pikëpamjet e kundërta, ndonjëherë duke refuzuar pikëpamjet ekstreme të shkollës së tij dhe duke pranuar qëndrimet e maturidijve.

Sipas kësaj, në lidhje me burimet e njohjes së njeriut, Taftazani e pranon frymëzimin si burim dhe shpjegon se ajo që Nesefiu e refuzon do të thotë se  nuk është burim për njerëzit në përgjithësi. Të dyja shkollat e pranojnë se Zoti e ka krijuar botën nga asgjëja. Ata e shpjegojnë duke përdorur metafizikën e atomeve dhe aksidenteve, teori që e kanë pranuar edhe Nesefiu edhe Taftazani. Gjithashtu Taftazani pajtohet me Nesefiun se fati i njeriut mund të ndryshojë, pra, pranon mendimin e maturidijve në këtë çështje. Taftazani  përzgjedh mes pozicioneve të Esh’ariut dhe Maturidiut duke i konsideruar të dy përfaqësues të islamit suni, ndërsa kritikat e tij drejtohen drejtë mu’tezilëve.

Taftazani ka jetuar në kohën ku ekzistonte tradita e shkrimeve të komentimeve dhe komentet e komentimeve. Komenti i tij i librit të Nesefiut për çështjet e besimit u një libër për gjenerata të tëra të nxënësve dhe studentëve dhe kishte një ndikim të madh në gjeneratat e mëvonshme të muslimanëve suni

BIBLIOGRAFIA

Serhul-‘akaid ennesefijje, ur. C. Salame, Damask: Ministria e Kulturës, 1974;përkthimi anglisht E. E. Elder, A Commentary on the Creed of Islam, Neë York: Columbia University Press, 1950.

Serhulmekasid (Koment i Mekasid), ur. ‘Abdu-r-Rahman Umejre, Kajro: b.i., 1984–9.

Për më tepër…

Ansari, Z. I., “Taftazani’s Vieës on Taklif, Ğabr, and Qadar: A Note on the Development of Islamic Theology”, Arabica, 16, 1, 1969., str. 65–78.

Buimi: Oliver Leaman (ed.), The Biographical Encyclopedia of Islamic Philosophy, Reprint Edition, Bloomsbury Academic, 2015., pp. 473–4.

Burimi: Preporod.com

Përktheu: A. D. Breziiri