Islamisitikë

Ta sigurojmë një shtëpi për vete në xhenet

782views

Sa është serioze çështja e debatit?

A e dini se na është garantuar një shtëpi në xhenet atëherë kur e ndërpresim debatin (madje edhe kur kemi të drejtë)?

Dhe çka ndodh kur ne e braktisim gënjeshtrën apo kur dekorohemi me moral të bukur?

– عن أبي أمامة الباهلي رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
((أنا زعيم ببيت في ربض الجنة لمن ترك المراء، وإن كان محقًّا، وببيت في وسط الجنة لمن ترك الكذب، وإن كان مازحًا، وببيت في أعلى الجنة لمن حسن خلقه)) .

Transmetohet nga Ebu Umame el-Behili (r.a.) se Pejgamberi (savs) ka thënë: ”Unë jam garantues për një shtëpi në qoshe të xhenetit, për atë që lë debatin edhe pse ka të drejtë. Për një shtëpi në mes të xhenetit, për atë që lë gënjeshtrën edhe pse është me shaka. Për një shtëpi në lartësinë më të lartë të xhenetit, për atë që ka morale të larta.” (Ebu Davudi, hadith hasen)

Subhanallah, ne mund të mendojmë se këto janë gjëra të lehta për tu bërë, por në fakt, këto janë gjëra shumë të vështira për tu vepruar, sepse askush nuk dëshiron të humbasë në debat – veçanërisht nëse ka të drejtë!

Sa i përket gënjeshtrës, madje edhe besimtarët ndonjëherë gënjejnë në shaka.

Morali i lartë është krejtësisht kategori ndryshe, sepse Pejgamberi (savs) e kishte moralin më të bukur dhe është dërguar tek njerëzit jo vetëm që t’i thërras ata në Njëshmërinë e Krijuesit, por edhe që ata ta përsosin moralin e tyre.

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të gjithë neve të na jepe mirëkuptim dhe që me lehtësi këtë ta zbatojmë në jetën tonë të përditshme. Amin.

Përshtati: Miftar Ajdini