SVT: Erdogan, një lider që gëzon dashurinë e miliona njerëzve

Televizioni shtetëror i Suedisë (SVT) njoftoi të enjten se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është një lider që gëzon dashurinë e miliona njerëzve.

Në një lajm të SVT-së shkruhet se miliona qytetarë të Turqisë ushqejnë dashuri të madhe për kreun e shtetit turk.

Mes rreshtave i kushtohet vend edhe një interviste me çiftin Kemal-Dilek Akinci nga Sivasi, që trinjakëve të tyre u kanë vënë emrat Recep, Tayyip dhe Erdogan.

Çifti Akinci tërheq vëmendjen se mirëqenia e popullit turk është rritur ndjeshëm pas ardhjes së në pushtet të Erdoganit.

“Pas Erdoganit, populli po jeton në shtëpi moderne dhe të reja. U ndërtuan dhe vazhdojnë të ndërtohen rrugë, autostrada e bulevarde të reja”, shprehen bashkëshortët nga Sivasi.

Sipas Kemalit, Presidenti Erdogan është një lider i madh.

“Gjatë fëmijërisë sonë, në spitale nuk kishte mjekë. Ndërsa tani, kur sëmuremi, mjekët na vijnë deri në shtëpinë tonë. Unë punoj në një furrë që sa mbusha 13 vjeç. Kushtet tona ekonomike u rregulluan falë Erdoganit. I jam mirënjohës Presidentit Erdogan”, thekson ndër të tjera babai i trinjakëve.

(TRT)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply