Kuran

Sureja El-Huxhurat dhe shoqëria ideale

354views

Arsim Dauti

“Nuk ka besim pa moral dhe nuk ka moral pa fe.” (Muhamedi a.s.)

Njerëzit më të moshuar e kanë të drejtën të jenë të respektuar dhe ti kenë të siguruara simbolet e respektit ashtu sikundër fëmijët që kanë të drejtë për një qëndrim të mëshirshëm, zemërbutë dhe të dashur. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e konsideroi këtë ndër shtyllat parimore të shoqërisë islame:

“Nuk është prej nesh ai që nuk është i mëshirshëm ndaj të vegjëlve tanë dhe kush nuk ua di respektin e duhur të vjetërve tanë (të drejtën e të vjetërve tanë) dhe ai që nuk e di respektin e duhur të dijetarit tanë.”

Nuk është e lejuar që dikush të vijë dhe në praninë e tij të veçohet duke dhënë urdhëra ose urdhëresa, duke i dhënë përparësi ndonjërit, duke propozuar ose kundërshtuar.

Kjo sure fokusohet në edukatën dhe etikën e sjelljes me shumë shtresa të shoqërisë por mbi të gjitha rreth sjelljes me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.

Etika shoqërore në suren El – Huxhurat

Kur flasim për raportet shoqërore nëpërmjet konceptit haditho – kur’anor të xhematit – bashkësisë mund të vijmë në një përfundim se qëllimi i sheriatit është vendosja e një rendi shoqërorë në tokë i cili është i drejtë, i bazuar në parimet etike. Një parim i rëndësishëm që është prezent në shumë faqe të Kur’anit është parimi i prezencës së përgjithshme të Zotit në çdo vend dhe në çdo kohë. Bisedat e fshehta janë të ndaluara, sepse në esencë nuk na japin asnjë të mirë, përveç atyre bisedave që u kushtohen sadakave, veprave të mira, apo instalimit të rendit mes njerëzve. Qëllimi i ndalesave të përmendura është krijimi i rendit shoqërorë moral dhe egalitarë i bazuar në parimet etike.

Morali është një formë e dashamirësisë njerëzore sepse atëherë mendojmë në disa norma të caktuara që janë pranuar si obligative në jetën shoqërore të një grupi njerëzish. Në periudhat e hershme të historisë islame ahlaku ishte shtyllë e besimit, ndërsa më vonë trajtohet në mënyra të ndryshme, në varësi të rrethanave historike dhe intensitetit praktik të besimit ndër besimtarët. Shumë dijetarë ahlakun e kanë quajtur “dituri të së mirës dhe të së keqes”.

Etika është shkencë që merret me moralin, me pyetjet që kanë të bëjnë me strehimin, lindjen, zhvillimin, qëllimin, kuptimin dhe historinë e vlerave dhe normave morale. Etika merret me vërtetimin e parimeve morale që njeriu duhet t’i praktikoj në jetën e tij, respektivishtë nga çka duhet larguar. Në përkufizimin materialist etika është shkencë për moralin, për preardhjen dhe natyrën e tij, për rregullat dhe normat e sjelljes së njerëzve, për detyrat ndaj njëri tjetrit, ndaj shoqërisë, atdheut, shtetit etj. Etika është nocion i dykuptimshëm: 1. Ajo që ka të bëj me etikën, si disiplinë teorike brenda religjionit dhe filozofisë dhe 2. Ajo që është vetëvetiu etike, e vlefshme, e moralshme etj. Etika nuk ka karakter thjeshtë teorik, njohës dhe konjuktiv, por edhe karakter normativ dhe praktik.

Burimi themelorë i etikës islame është Shpallja, në të vërtet morali i një muslimani si dhe parimet etike të tij nxirren nga faqet e Kur’anit. Dhe sipas kësaj morali dhe etika pa besimin në Zotin janë një llojë taoteologji sepse feja te njerëzimi është një formë e ulët e vetëdijes religjioze. Ateistët e pranojnë ndërgjegjen dhe dashurinë si diçka e mirë “nga vetëdija por pa frikërespekt” në vend të frikësrespektit nga përgjegjësia para Zotit.

Individi dhe shoqëria janë në lidhshmëri reciproke. Në burimet islame takohemi me dy terme që na e sqarojnë lidhjen në relacionin individ – shoqëri, e këta janë termat xhemat dhe ummet. Nëse do të hulumtonim rrënjën e fjalës xhemat si bashkësi do vinim deri te kuptimi i lidhëshmërisë reciproke, grumbullimit në një vend rreth një qëllimi. Në këtë kontekst edhe termi el – umma, në të vërtet do të thotë, se ndaj bashkësisë sillemi në mënyrë më të sinqertë dhe më të pastër. Atë çka umm / nëna do të thotë në aspektin biologjik të çdo inidvidi, ummeti paraqet kuptimin shpirtërorë të jetës së tij.

Andaj disa teoroticient musliman do të bëjnë dallimin mes kuptimeve shoqëri dhe bashkësi. Derisa shoqëria është themeluar në bazë të nevojave materiale dhe interesit, bashkësia është themeluar në bazë të nevojës shpirtërore, synimit dhe aspiratave.
Deri sa shoqëria ekziston për shkak se në të është më lehtë të jetohet, arrijmë të mirat dhe sigurojmë ekzistencën, në bashkësi njerëzit janë vëllezër, të lidhur me ndenjën e përbashkët të përkatësisë dhe besimit.

Për shkak të vet ilustrimit, vëmendjen tonë do ta kthejmë kah dy parimet etike islame, parimin e barazisë dhe atë të drejtësisë. Thelbi i të gjitha të drejtave njerëzore përbëhet nga barazia e të gjithë njerëzve në tokë. Kur’ani shumë thjeshtë i fshin të gjitha dallimet mes njerëzve përveç dallimeve në devotshmëri dhe mirësi (takvalëk). Mandej, siç na tregon sureja El-Huxhurat, mënjanohen të gjitha burimet artificiale të diskrimnimt mes njerëzve, p.sh thirrja e njerëzve me llagape të ndyta dhe ofenduese. Përkujtimi kur’anor për njeriun në raportin Krijues/Rabb – rob/abd, robi i Zotit, pastaj paralajmërimi i të Dërguarit s.a.v.s se të gjithë njerëzit janë bijë të Ademit, kurse Ademi është krijuar nga toka, janë përkrahje e fuqishme për barazinë e gjithë njerëzve.

Parimi i drejtësisë përshkon të gjithë jetën e njeriut, ai mund të lexohet në çdo faqe të Kur’anit. Meqenëse të gjithë religjionet, gjithë juristët flasin për drejtësinë kjo tregon faktin se njerëzit nuk janë në gjendje të jetojnë pa drejtësi, shpirti i njeriut në thellësinë e tij mban ndjenjën e drejtësisë. Kur intervenojm me qëndrimin islam gjithmonë duhet të kemi parasyshë tre gjëra shumë me rëndësi: a) Zoti i Lartësuar është El – Adil, El – Muksit, El- Hakim, çka do të thotë i Drejti, e Vërteta Supreme dhe Ai që ndanë Drejtësi, b) i Dërguari s.a.v.s. ka thënë se: Mbretëritë mund të mbijetojnë me mosbesim, por nuk mund të mbijetojnë padrejtësinë dhe c) Kur janë në pyetje kushtet për udhëheqës atëherë drejtësia dhe animi i tij kah drejtësia janë në vend të parë. Edhe pse lidhja familjare është e rëndësishme, ajo nuk është kriteri i parë që cakton dhe drejton raportet njerëzore. Nëse muslimani duhet të zgjedh mes drejtësisë dhe vetes së vet, prindërve apo të afërmëve, ai duhet të vendoset për drejtësinë, për shkak se kjo është dëshmia e vërtet e fesë së tij. Heqja dorë nga drejtësia bëhet vetëm në rastet përjashtuese dhe atëherë ky qëndrim konsiderohet virtyt më i lartë.

Njeriu pikësëpari i takon Krijuesit të tij kurse pastaj nëprmjet atij raporti ndërton lidhjen dhe respektin familjarë, fisnorë, gruporë dhe kombëtarë. Besimtari së pari i takon Vertikales së ekzisntecës së tij duke ndërtuar, në këtë mënyrë të gjithë relacionin e tij horizontal. Nëpërmjet përkatësisë vertikale dhe relacionit horizontal muslimani merr pjesë në bashkësinë e vetme të muslimanëve / ummetin. Në këtë konteskt do të shërbehemi me një ajet Ku’anorë:

“O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundër të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmëve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai(për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtërmbëroni drejtësinë! Nëse ju ngatëroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se cfarë bëi ju. (En – Nisa, 135)

Shkuarja pas epsheve, dhënia përparësi dëshirave tona, mendimeve të pabazuara që dalin nga ëndja, është shtegë shtypës i padrejtësisë sonë si në jetën private ashtu edhe në atë shoqërore / ve la tettebi-l heva en ta’dilu/, siç thuhet në ajetin e mësipër.

Realiteti shoqërorë në suren El-Huxhurat

Në pika të shkurtëra treguam bazat në të cilat mbështetet etika islame në kremin e realitetit shoqërorë. Sureja kur’anore El-Huxhurat është shumë interesante dhe e rëndësishme në komunikimin kontekstual të saj gjatë çdo situate në mes njerëzve. Ajo është emërtuar nga përmendja e fjalës el-huxhurat / dhoma (ajeti i 4) e cila në themel aludon në banesat private, intimitetin. Ajo ka vetëm 18 ajete dhe ato përbajnë parimet e besimit, rregullat e edukimit në të cilat bazohet zhvillimi shoqërorë dhe organizimi. Në radhë të parë thekësohet respekti që duhet ta kemi ndaj të Dërguarit s.a.v.s. (në mënyrë implicite, udhëheqësve të drejtë pas tij) rrëfimi i sures kulminon me parimet e vëllazërisë së gjithë besimtarëve “Në të vërtet, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre…” ndërsa në kuptimin më të gjërë vëllazërinë e gjithë njerëzisë “O ju njerëz! Ne vërtet, ju krijuam ju prej një mashkullim dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin…” dhe në fund thekësohet dallimi mes besimit të vërtet dhe atij formal “Arabët e shkretirës deklarojnë: “Ne besojm”. Thuaju: “Ju nuk keni besuar! Por më mirë thoni: “Ne përulemi, pasi besimi ende nuk ka hyrë (si duhet) në zemrat tuaja…” çdo shoqëri ekziston në bazë të parimeve të caktuara sipas të cilëve është e njohur. çdo shoqëri ekziston me ato parime etike dhe vazhdon ekzistencën e saj. Karakteristikat themelore të shoqërisë për të cilat flitet në suren El- Huxhurat janë:

– Kjo është shoqëri që është e sjellshme ndaj Allahut dhe të Dërguarit s.a.v.s.

– Shoqëri programi i së cilës mbështetet në verifikimin e lajmeve në Burime para çdo paragjykimi,

– Shoqëri e cila ka organizimin dhe masat praktike për ndalimin e çdo smëundje shoqërore, në këtë shoqëri mbrohen të drejtata e çdo individi.

– Kjo është shoqëri që ka normat etike në sjelljen ndaj njëri tjetri,

– Kjo është shoqëri që ka idetë e veta, praktike dhe teorike, për barazinë e llojit njerëzorë, të popujve dhe nacionaliteteve të ndryshme. Peshojë e vlerësimit së këtyre parimeve është Krijuesi i çdo gjëje.

S’do mend se normë e parë e cila ka të bëj me çështjen e besimtarëve konsiderohet mënyra e sjelljes dhe kulturës së tyre me Allahun dhe të Dërguarin e tij, pastaj vijnë normat e sjelljes ndërmjet muslimanëve, dhe në fund normat e sjelljes me popujt tjerë, i Dërguari posedon metoda të posaçme se si duhet të thirret, si duhet të bisedohet, që të gjitha duhet të shquhen me butësi, modesti, zë të ulët dhe mirësjellje. (El- Huxhurat, ajetet, 1 dhe 2)

Kjo sure ndërton një shoqëri e cila vërteton lajmet dhe informatata që i dëgjon sepse mjafton vertëm një trillim i sajur që të shkaktoj trazira të mëdha.(El-Huxhurat, 6)
Dobësimi i lidhjeve vëllazërore islame është një shenjë që paralajmëron të keqen, është një shteg që mundëson hyrjen e pabesimtarëve në vetë qenien e muslimanëve me qëllim që ti shfritëzojnë për interesat e tyre vetjake. (El-huxhurat, 9)

Kjo sure ndërton një shoqëri e cila braktis veprat e shëmtuara, siç është përqeshja e të tjerëve. Pozitën e çdo njeriu në një bashkësi e përcaktojnë virtytet dhe karakteri i mirë. Në vetëm dy ajete të kësaj sure hasim parimet etike ku bazohet kumunikimi reciprok: Nuk ka tallje përqeshje, turpërim i të tjerëve, spiunim, mendim të keq për të tjerët, gibet, dhe bartje të fjalëve. (El-Huxhurat, 11, 12).

Surja e El-Huxhurat e obligon muslimanin ta njoh rolin dhe misionin e tij të shenjtë, dhe të njëjtin t’ua tregojë edhe të tjerëve. Ne nuk jemi krijuar për ti parë të tjerët prej së larti. Ne jemi të zotët e shpalljes e cila na obligon të tregojmë edukatë të lartë, urtësi, mëshirë dhe dashuri. Ndoshta dështimi ynë qëndron në qasjen e keqe dhe mënyrën e gabuar të prezentimit dhe interpretimit të:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”(El-Huxhurat, 13)

Pas ekspozimit të parimeve etike dhe shoqërore surja El-Huxhurat përfundon me mesazhe shumë të rëndësishme: Allahu nuk do të lejoj që edhe puna më e vogël e jona të shkoj huq; Besimtarët pas shpalljes së fesë së vërtet lënë anash çdo dyshim; Nuk duhet ta lajmërojmë Zotin për sjelljen dhe besimin tonë sepse Ai për çdo gjë është i njoftuar; feja është dhuratë, nuk guxojmë t’i tejkalojmë kufijtë për shkak të kësaj dhurate, sepse feja ështrë mirësi ndaj nesh. Allahu na dalloi me të gjitha të mirat duke na udhëzuar në fenë islame.

Literatura e shritëzuar:

1. Reflektime Kuranore, Amër Halid, furkan, 2009.
2. Tefsiri Tematik, Muhammed El-Gazali, Logos A, 2007.
3. Bazat e Etikës Islame – Ahlaku, Nexhat Ibrahimi, Logos A, 2005
4. www.preporod.com