Sulmi terrorist në Somali, rritet në 189 numri i të vdekurve

Zyrtarët policorë të Somalisë njoftuan se bilanci i të vdekurve në sulmin e djeshëm terrorist në Mogadishu është rritur në 189 dhe së paku 200 persona të lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi i djeshëm i kamionit të mbushur me bomba në qendër të Mogadishut, konsiderohet si një nga sulmet më të përgjakshme terroriste në historinë e Somalisë.

Burimet lokale lajmërojnë se në mesin e të vdekurve është së paku një gazetar, ndërsa disa të tjerë është janë të lënduar. Rrjeti medial Zëri i Amerikës lajmëron se reporter i tyre Abdulkaidr Mohamed Abdulle është në mesin e të lënduarve.

Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Mogadishu deri tani ende askush nuk e ka marrë, por sulme të ngjashme në vendin e Bririt të Afrikës më herët ka kryer grupi terrorist Al Shabaab.

Artikuj të ngjashëm: