Suedi, dënohet gruaja e cila ka fyer muslimanët në rrjetet sociale

Një grua 50 vjeçare e cila jeton në qytetin Linköping të Suedisë, u dënua me 60 ditë burgim për shkak të veprës penale fyerje ndaj muslimanëve në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Suedisë TT, një grua nëpërmjet llogarisë së saj në rrjete sociale ka shkruar se “Muslimanët janë njerëz të pështirë”.

Në lajm thuhet se pas kësaj deklarate, ka nisur ndjekja penale ndaj gruas me arsyetimin se ka kryer “krim të urrejtjes”. Gruaja është gjykuar në Gjykatën në Linköping dhe është shpallur fajtor. Gjykata ka dënuar gruan 50 vjeçare me 60 ditë burgim, dënim të cilin e ka kthyer në dënim me gjobë prej 360 eurosh.

Në muajin korrik Gjykata Rajonale e Malmös ka dënuar një grua e cila kishte fyer nëpërmjer rrjeteve sociale politikanët afganë dhe suedezë, me 80 ditë burgim për shkak se ka bërë krim të urrejtjes. Gjykata dënimin në fjalë e ka kthyer në dënim me gjobë në vlerë prej 400 eurosh.

Një grua suedeze 70 vjeçare në qytetin Göteborg gjatë muajit gusht u dënua me gjobë prej 200 eurosh për shkak të postimeve të saj në rrjetet sociale me përmbajtje fyese ndaj muslimanëve.

Artikuj të ngjashëm: