Trashëgimi

Studiuesit besojnë se ndoshta kanë gjetur varrin e fshehur të Shën Nikollës

357views

Sipas zyrtarëve lokal, hetimet e kohëve të fundit nën kishën Shën Nikolla në krahinën e Antalisë kane zbuluar një hapësirë boshe nën tokë çka mund të jetë një varr i fshehtë. Ata konsiderojnë se varri mund t’i takojë shenjtorit popullorë krishterë që ka inspiruar figurën legjendare të Baba Dimrit, njofton Hurriyet Daily.

Deri tek zbulimet erdhi me ndihmën e një radari të veçantë që depërton në tokë, ndërsa studiuesit janë nxitur nga legjenda lokale se aty është varrosur Shën Nikolla për të cilin dihet se ka lindur në qytetin e afërt Demre, më herët i njohur si Myra.

Cemil Karabayram, shef i Monumenteve në Antali ka shprehur shpresë të madhe për atë që mund të gjendet aty. “Besojmë se varri është i pa dëmtuar, mirëpo është shumë vështirë të arrihet tek ai sepse është nën një kat me gur ku është ndërtuar një mozaik i vlefshëm. Pritet që gërmimi i varrit të zgjas sepse arkeologët duhet me kujdes të largojnë një nga një pllakat e mozaikut.

(Breziiri)