Studentët dhe profesorët e El-Ez’herit kundërshtojnë ashpër okupimin francez

Çdo ndryshim i pushtetit dhe diktaturë e dhunshme sjell me vete ndryshimet që janë të papranueshme për popullatën e vendit. Pikërisht okupimi francez i Egjiptit dhe vendosja e normave të reja të sjelljes në jetën e përditshme, veçanërisht ato që lidhen me jetën publike dhe fetare, ishin arsyeja kryesore për rezistencën e ashpër ndaj francezëve.

Shtypja e myslimanëve

Rritet pakënaqësia nga imponimi i një sërë ligjesh të pakuptimta mbi muslimanët. Francezët përdorën dobësitë e muslimanëve, prandaj dëshironin të imponojnë sa më shumë nga “rregullat” të tyre.

Ata madje kërkuan që t’u paguhet tatim për tokën, dhe ajo që është veçanërisht interesante është se ata caktuan jomuslimanë si mbledhës të tatimit, koptë dhe të krishterë, gjë që nuk është mirëpritur nga ana e muslimanëve.

Ky është vetëm një shkak për fillimin e rezistencës, ndërsa si shkas ishte edhe tentimi të bëjnë reforma edhe në Universitetin el-Ez’her, i cili ka qenë me rëndësi të veçantë për intelektualët e trojeve tona kah fundi i shekullit të kaluar.

Në shtypjen graduale, por sistematike të muslimanëve ndër të partë kanë reaguar studentët dhe profesorët e këtij institucioni me reputacion. Napoleoni Bonaparta e dinte që rezistenca e njerëzve të ditur mund të sjellë probleme serioze, prandaj vendosi të gjithë burimet e tij t’i përqendroi në qetësimin e kësaj rezistence. Kroniku i mirënjohur egjiptian, Abdurahman el-Xheberti, përndryshe pedagog i El-Ez’herit, i përshkruan veprimet barbare të kriminelëve francezë, që kishin dëmtuar objektet fetare islame, duke menduar se ashtu më shpejt do ta heshtin elitën intelektuale të muslimanëve. Megjithatë, nuk patën sukses.

Sulmi ndaj el-Ez’herit

Një student i el-Ez’herit, Sulejman el-Halebi, vendosi të bëj një veprim radikal, atentat mbi Kleberin, përfaqësues i përcjelljes së Napoleonit. Ky rast i izoluar ishte shkas që kriminelët francez t’i akuzojnë studentët dhe profesorët e shumtë,  të cilët janë vrarë pa gjykim dhe prova të besueshme. Sulejman el-Halebi është ekzekutuar në mënyrën më brutale, ndëshkim me ngulje në hell, ndërsa rasti i tij shërbeu si inspirim për shumë studiues që merreshin me përshkrimin e krimeve barbare franceze. El-Ez’heri pjesërisht është prishur, ndërsa rektori i Unversitetit për shkak të këtyre skenave vendosi ta ndërpres arsimimin në el-Ez’her, kështu që ky institucion nuk punoi aspak për një vit, derisa, sërish, nuk u aktivizua për të vazhduar me veprimtarinë fillestare dhe fillimin e reformimit të tij.

 

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

www.breziiri.com

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply