Nacionale

Spektakli i dhimbshëm i një burri që nuk pranonte ç’prindërim

599views

Një prej episodeve të “Dua të të bëj të lumtur” në më të fundit puntatë në Top Channel, ishte e gjitha një ankth.

Një prind, edhe pse në hall, nuk ka pranuar kalimin e dy vajzave të tij të mitura, tek një “prindërim kalimtar”, kërkuar nga një çift pastorësh. Por nuk ka qenë thjesht një refuzim dhe kaq.

Gëzimit nga Treblova i është bërë një “kurth” nga ana e çiftit pastor, e po ashtu nga realizuesit e emisionit, që në kushtet e një presioni publik, siç dhe e pati, ai të dorëzohej para humanitetit – ndonëse nga pikëpamja etike plot dritëhije – të çftit për t’jua dorëzuar atyre fëmijët të cilët nga pamundësia ekonomike i kish çuar në Jetimoren e Sarandës.

Arsyetimi i tij qe mëse i natyrshëm e legjitim: vajzat kanë shfaqur ftohje dhe largim nga ai, babai biologjik, gjë të cilën ai nuk e pranonte. E pranonte ndihmën, përkujdesjen, humanitetin e çiftit pastor, por jo deri në pikën që dy krijesat e tij të mitura një ditë të kishin të tjerë prindër nga ai që kishin biologjik, pas braktisjes nga nëna.

Dhe ajo çfarë ndodhi aty, në plate, mes syve të mijra njerëzve duke llogaritur dhe ekranin e televizorit, ishte një spektakël i shimbshëm burrërie e dinjiteti, prej një njeriu që edhe pse fati e kish goditur me varfëri e braktisje nga gruaja, nëna e dy vajzave, ai nuk pranonte të ndahej prej tyre, në formën që i ofrohej.

Dhe bëhej fjalë për një burrë me mendje të kthjellët, për aq sa thoshte dhe kërkonte…/tesheshi.com/