Sot, në namazin e iqindisë përfundojnë tekbiret e teshrikut

Sot, në namazin e iqindisë përfundon koha e tekbireve të teshrikut. Me tekbiret është filluar ditën e arifesë, respektivisht në namazin e sabahut në ditën e Arafatit, një ditë përpara ditës së parë të Bajramit.

Këto tekbire duhet të këndohen në 23 namaze me radhë, dhe përfundojnë në ditën e katërt të Kurban Bajramit, pas faljes së namazit të iqindisë.

Teksti i tekrbireve është siç vijon:

ألله أكبر ، ألله أكبر لاإله إلا الله والله أكبر، ألله أكبر ولله الحمد – All-llahu ekber, All-llahu ekber, la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber, All-llahu ekber ve lil-lahil hamd.  

Kjo fjali, pra, përbëhet prej katër tekbireve, shehadetit dhe një falënderimi ndaj All-llahut xh.sh.

Tekbiri i teshrikut është vaxhib pas faljes së çdo farzi ajn (farz personal) si për burra ashtu edhe për femra, vetmas apo me xhemat, eda apo kaza.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply