AktualiteteGlobus

Siri, hapet “Fshati i Mëshirës për Jetesë”

Në rajonin Kelbit të qytetit Idlib në Siri hapet “Fshati i Mëshirës për Jetesë”, i ndërtuar në bashkëpunim të Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) nga Turqia dhe Organizatës humanitare nga Katari (RAF), raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi për projektet operative të punëve të Sirisë në IHH, Cengizhan Özdemir tha se tani ka përfunduar ndërtimi i “Fshatit të Mëshirës për Jetesë”, themeli i të cilit është vënë një vit më parë.

Özdemir bën të ditur se në fshatin e vendosur në një hapësirë prej 160 hektarësh në Kelbit, janë ndërtuar 100 shtëpi prej betoni, secila nga 75 metra katrorë, të cilat janë shndërruar në fole të ngrohta për shumë familje.

Duke treguar se familjarët i përmbushin të gjitha nevojat e tyre nga objektet sociale në fshat, Özdemir thotë se “Çdo shtëpi ka një hapësirë prej 20 metër katrorë ku familjet mund të prodhojnë perime”.

Sipas tij, në shtëpi ka dy dhoma gjumi, dhoma e ditës, kuzhinë dhe një banjo. 53 prej këtyre shtëpive janë dhënë në përdorim të fëmijëve jetimë dhe të nënave.

Ai tha se fshati është formuar që familjet të jetojnë në mjedise të sigurta dhe të shëndosha. Özdemir bën të ditur se në këtë fshat ka edhe shkollë, mesxhid, market dhe qendër shëndetësore.