Sipas imam Maturidiut, është e ndaluar të mallkohet Jezidi

Në Traktatin e tij mbi besimin islam, Imam Maturidiu, ndër të tjerash, përmend edhe çështjen e Jezidit[1] dhe mallkimin që disa i bëjnë atij për shkak të akuzës për vrasjen e nipit të Pejgamberit a.s., hz. Husejnit, rahimehull-llah.

Imam ynë, thotë: “S’është e lejuar të mallkohet Jezidi, sepse ai është mëkatar për të cilën kategori ekziston mundësia e faljes”.[2]

Ja disa hadithe që flasin për mallkimin dhe rrezikun e tij:

Pejgamberi, alejhis-selam, ka thënë: “Unë nuk jam i dërguar si mallkues, por u dërgova si mëshirë.”(3)

“Nuk është besimtari akuzues, as mallkues, as sharës e as një që fol pistë.”(4)

“Nuk i ngjan besnikut, (të sinqertit) që të jetë mallkues.”(5)

“Besimtari nuk bëhet mallkues.”(6)

“Mos mallkoni me mallkim nga Allahu as me Hidhërim të Tij e as me Zjarrin.”(7)

“Mallkimi i besimtarit është sikurse vrasja e tij.”(8)

Xhermuza El-Huxhejmi tregon: I thash të Dërguarit: “Më këshillo”! Më tha: “Të këshilloj që mos të bëhesh mallkues.”(9)

________________

[1] Jezidi, i biri i Muaviut, erdhi për halif në vitin 680. Armata e tij egërsisht e masakroi nipin e të Dërguarit të Allahut, Husejnin dhe suitën e tij në Kerbela. Shiitët vazhdimisht e mallkojnë Jezidin. Vdiq në vitin 683.

[2] Imam Maturidi, Jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003, fq. 84.

[3] Transmeton Muslimi

[4] Transmeton Tirmidhiu

[5] Transmeton Muslimi

[6] Transmeton Tirmidhiu

[7] Transmeton Tirmidhiu

[8] Transmeton Buhariu

[9] Transmeton Ahmedi

 

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply