Si t’ia sigurosh vetes xhenazen më të bukur?

Nëse dëshiron që pas jetës së kësaj bote, xhenazja jote të jetë e dobishme dhe të ketë një përfundim dhe ndarje më të bukur nga kjo botë, duhet të angazhohesh gjatë jetës së kësaj bote në tre gjëra:

Sa herë që të jepet mundësia, mundohu t’ia falësh namazin e xhenazes vëllait dhe  motrës tënde muslimanë, meqë kjo vepër shpërblehet me mirësi. Ndaj nëse je qëlluar në xhami dhe për shembull pas ikindisë falet namazi i xhenazes, kryeje me muslimanët e tjerë. Kujdes, ti mund edhe të mos e falësh, thjeshtë të largohesh, por, e njëjta mund të ndodh edhe me xhenazen tënde, ashtu që njerëzit pas kryerjes së namazit, në vend që të ndalen në saff e të ta bëjnë një dua, thjeshtë do të ikin. Allahu i Madhërishëm është i drejtë dhe për shkak të “koprracisë” tënde të mbetesh edhe 5 minuta, mund ta ndodh që në xhenaze të mbeten vetëm disa persona. Përkitazi, falja e namazit të xhenazes të tjerëve, është e dobishme për ty para xhenazes tënde.

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush merr pjesë në xhenaze deri sa t’i falët xhenazja ka shpërblim sa një “kirat”. Ndërsa ai i cili edhe e përcjell xhenazen deri sa të varroset ka shpërblim sa dy “kiratë”. Sahabët (radijallahu anhum) e pyetën se ç ‘është KIRAT. I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem) u përgjigj: “Kirati është sa dy kodra të larta e të mëdha.” Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Sikur mali Uhud”. Pasi që i dëgjoi këto fjalë Omeri radijAllahu anhu, hodhi poshtë tokën që mbante në duar dhe tha: “Betohem në emër të Allahut, shumë mirësi na kanë ikur.”

Megjithatë, këtu duhet pasur kujdes fjalët e hadithit ku qëndron: “Me besim të fortë dhe shpresë shpërblimi”, ashtu që kur ta ndjekësh xhenazen e vëllait tënd,  duhet të jetë me qëllim falja e xhenazes dhe përcjellja nga kjo botë, e të mos jetë vetëm kalimthi dhe të qëndrosh sepse aty janë familjarët dhe miqtë e të ndjerit. Pjesëmarrja e këtillë në xhenaze nuk ka shpërblimin as sa një kirat.

Gjëja e dytë që duhet të bësh në këtë botë e cila do të jetë e dobishme për xhenazen tënde është, që t’i njoftosh kolegët, shokët dhe familjen që sa më shumë besimtarë të marrin pjesë në atë xhenaze. Përpiqu të njoftosh njëqind vetë, ose së paku katër dhjetë besimtarë që nuk bëjnë shirk, ndërmjetësimin e të cilëve nuk e pranon Allahu. (Muslim)

Në një hadith tjetër qëndron: “Kur vdes një besimtar, dhe në xhenazen e tij marrin pjesë njëqind muslimanë të cilët luten për të, lutja do t’u pranohet.” Sot Allahu na e ka lehtësuar komunikimin përmes internetit, apo celularëve, ashtu që brenda një nate mund të thërrasësh qindra muslimanë që t’i falet xhenazja dikujt. Sa më tepër të marrin pjesë në xhenaze, aq më mirë për mejjitin (të ndjerin), dhe në xhenazen tënde Allahu do të shpërblejë për këtë mirësi dhe mundim që të mblidhen sa më shumë njerëz dhe të bëjnë lutje për ty. Disa nga ata njerëz që veprojnë kështu, Allahu i shpërbleu që xhenazja t’iu falet në Haremi Sherif dhe atë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kur marrin pjesë disa milionë besimtarë.

Gjëja e tretë, me lejen e Zotit, të ta zbukuron xhenazen është që në mënyrë të sinqertë të lutesh për mejjitin dhe xhenazen e tij. Lutja në kësi situata mund të bëhet në dy mënyra. E para, zgjedhja e fjalëve të mira në dua, pa shumë shtesa dhe zgjatje por më së miri është të lexohet ajo që lexonte i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, domethënë në duanë tënde shfrytëzoi fjalë e njëjta. Gjithsesi, mund të bësh lutje me fjalët e tua, por preferohet ajo që e ka lexuar i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem.

Ndër më të njohurat është ajo që e transmeton Auf Ibën Malik, radijAllahu anhu, ndërsa e shënon Muslimi në përmbledhjen e tij të haditheve:

“ALLAHUMMEGFIR LEHU VERHAMHU VE AFIHI V’AFU ANHU, VE EKRIM NUZULEHU, VESSI’A MUDHALEHU, VAGSILHU BILMAI’ VES-SELXHI, VE NEKKIHI MINEL-HATAJA KEMA JUNEKKA ETH-THEVBU EL-EBJEDU MINED-DENESI, VE EBDILHU DAREN HAJREN MIN DARIHI, VE EHLEN HAJREN MIN EHLIHI, VE ZEVXHEN HAJREN MIN ZEVXHIHI VE EDHILHU EL-XHENNETE, VE EIDHHU MIN ADHABIL-KABRI, VE MIN ADHABIN-NARI”. Transmetuesi i hadithit, Aufi, radijAllahu anhu ka thënë: “Dëshirova që ai mejjit të jem unë.” (për shkak të duasë së të Dërguarit salAllahu alejhi ue sel-lem).

Dua tjetër e njohur është edhe ajo që transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, që e shënojnë Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe:

“ALLAHUMMEGFIR LIHAJJINA VE MEJJITINA, VE SHAHIDINA VE GAIBINA, VE SAGIRINA VE KEBIRINA, VE ZEKERINA VE UNSANA, ALLAHUMME MEN AHJEJTEHU MINNA FEAHJIHI ALEL-ISLAM, VE MEN TEVEFFEJTEHU MINNA FETEVEFFEHI ALEL-IMANI, ALLAHUMME LA TAHRIMNA EXHREHU VE LA TUDILLENA BADEHU”. Përndryshe, nga i Dërguari i Allahut transmetohen katër lutje që lexohen gjatë namazit të xhenazes së mejjitit.

Me rëndësi është që gjatë lutjes të mos mendosh rreth çështjeve të dynjasë, por rreth të ndjerit me nijjet që Allahu i Madhëruar ta pranojë duanë tënde. Këto nuk janë fjalët e mia, por të të Dërguarit të Allahut kur tha: “Dije që Allahu nuk e pranon duanë e zemrës së pakujdesshme.” (Hakimi dhe Tirmidhiu, hadithi është hasen).

Dhe siç kemi përmendur, mënyrë tjetër është që ty të zgjedhësh fjalët e tua që do t’i lexosh gjatë xhenazes.

Prandaj, mundohu që të jesh nga ata që sinqerisht bëjnë dua deri në përfundimin e xhenazes, t’i thërrasësh të tjerët në kryerjen e këtij ibadeti dhe të lutesh sinqerisht për vëllain/motrën gjatë përcjelljes së fundit nga kjo dynja, ashtu që numri i pjesëmarrësve në xhenazen tënde të jetë sa më i madhe e që sinqerisht të luten dhe bëjnë dua për ty.

 

Autor: prof. Saudin Cokoja

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply