Islamisitikë

Si të siguroni për vete një shtëpi në xhenet?

242views

– Sa është serioz diskutimi?

– A e dini që e siguroni një shtëpi në xhenet, nëse e ndaloni diskutimin (edhe kur keni të drejtë)?

– Po çfarë ndodh, atëherë, nëse e lëni gënjeshtrën, ose nëse stoliseni me moral të bukur?

Transmetohet nga Ebu Umame el Behili (r.a.) se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Unë jam garantues për një shtëpi në qoshe të xhenetit për atë që lë debatin edhe pse ka të drejtë, për një shtëpi në mes të xhenetit për atë që lë gënjeshtrën edhe nëse është në shaka, për një shtëpi në lartësinë më të lartë të xhenetit për atë që ka moral të bukur.” (Ebu Davudi dhe hadithi është i saktë)

Subhanallah, ju mund të mendoni se këto gjëra janë të lehta për t’i bërë, por në fakt, këto janë gjëra shumë të vështira për t’i kryer. Askush nuk dëshiron të humbasë në diskutim – sidomos nëse ka të drejtë!

Sa i përket gënjeshtrës, edhe besimtarët ndonjëherë thonë gënjeshtra në shaka.

Morali është krejtësisht kategori tjetër, sepse Pejgamberi (savs), ishte me moralin më të bukur dhe është dërguar për njerëzit, jo vetëm për t’i thirrur në besim në Njëshmërinë e Krijuesit, por edhe për ta përsos moralin e tyre.

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm që secilit prej nesh t’i dhurojë nesh mirëkuptim dhe të na mundësojë që me lehtësi këtë ta zbatojmë në jetën tonë të përditshme. Amin.

IslamBosna.ba; Përktheu: Miftar Ajdini