Si të bëhesh pjesëtar i familjes së Muhammedit a.s.?

Mehas Alija

Sikur që e shohim sot botën muslimane, vërejmë se dy taboret kryesore të Ummetit të Muhammedit a.s, sunitet dhe shiitët, mundohen ta përvetësojnë familjen e tij, dhe t’i ngrisin vlerat e tyre në respektin dhe dashurinë ndaj asaj familje të bëkuar.

Por, të jesh familjar i vërtetë i Muhammedit a.s., ashtu siç e ka paraparë vetë Pejgamberi i Allahut, a.s., është e lehtë dhe e mundshme për të gjitha kohërat.

Kur e kanë pyetur Muhammedin a.s., se kush përfshihet në “alin”, pra në familjen tënde? Ai është përgjigjur: “Kul-lu mu’minin tekij – Secili besimtar që është muttekij, i devotshëm”.

Pra, nëse takvallëku, apo devotshmëria, siç zakonisht e përkthejmë në gjuhën tonë, na i mbulon sjelljet tona dhe tregohemi të kujdesshëm me Zotin, në radhë të parë, dhe pastaj me njerëzit dhe natyren, atëherë mund secili prej nesh ta sheh veten në rradhet e familjes së madhe të Muhammedit a.s.

A nuk i tha vetë Pejgamberi a.s., Selman El-Farisiut, edhe pse ky ishte persian, se ti je nga familja ime?

Ai, s.a.v.s., tha: “Selmani është prej nesh, pra ai është nga Ehli-Bejti”.

Muhammedi a.s., ka thënë gjithashtu: “Dy gjëra e fusin, me siguri, njeriun në xhennet: ahlaku (sjellja) i mirë dhe takvallëku.” Po, me që dihet se Muhammedi a.s., është nga xhenetlinjtë, atëherë a nuk është ky edhe një fakt tjetër se secili besimtar i devotshëm që do të hy në xhennet, do të ta konsideroj vetën si një familje e madhe xhenneti, së bashku me Muhammedin a.s., dhe me të gjithë pejgamberët e tjerë?

Në fakt, sipas kësaj që thamë, mund të ndodh që të mos jesh pjesëtar i familjes së Muhammedit a.s. për nga loza dhe gjaku, por për nga besimi, grada dhe takvallëku, gjithësesi që po.

Andaj, nga sot e tutje, kur ta këndosh salavatin, gjegjësisht “All-llahumme sali alanë”, dije se, përveç që lutesh për Pejgamberin, lutesh edhe për çdo pjesëtarë të familjes së tij.

Allahu i Madhërishëm na pranoftë si të tillë! Allahumme amin.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply